Dollari shënoi një rritje mëngjesin e sotëm duke lënë pas nivelin e ulët që preku ditën e djeshme sidomos ndaj jenit.
Drejtuesit kryesorë të bankave qendrore do të mblidhen të premten në një rezort malor në Jackson Hole ku pika kryesore e diskutimit do të jetë fjalimi që do të mbajë Janet Yellen, kryetari i Rezervës Shtërore në lidhje me rritjen apo jo të normave të interesit në muajt e ardhshëm.
Dollari u rrit me 0.2 për qind duke u këmbyer me 100.45 dollarë për jen.
Indeksi i tij, që e krahason monedhën e gjelbër më 6 monedhat më të mëdha të grupit, u rrit me 0.1 për qind në 94.650 . DXY.
Ndërsa monedha euro ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit duke u këmbyer me 1.1294 euro për dollarë.
Edhe sterlina shënoi rënie sot, me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.3172 sterlina për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.