Dollari tjetër rekord, drejt 134 lekë, por shkon drejt barazimit me euron në 140 lekë

16/03/2015 1:30 PM 0 komente
Monedha e gjëlbër e ka nisur javëm me rritje në tregun vendas, duke shënuar një tjetër rekord të 13 viteve të fundit, për të arritur në nivelin më të lartë që nga dhjetori 2002.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye me 133.35 lekë, 0.73 lekë më shumë se të premten e javës së kaluar.
Euro në tregun vendas ka ruajtur të njëjtat vlera si në fundin e javës së kaluar, duke qëndruar në 140.43 lekë.
Në bursat ndërkombëtare, euro arriti në një nivel të ri të ulët të 12 viteve të fundit, ndërsa aksionet europiane u rritën, si rrjedhojë e pritshmërive se euro e dobët do të nxisë fitimet e kompanive, ashtu si dollari I fortë po dobëson fitimet e kompanive europiane.
Euro arriti deri në 1.0457 USD në tregtimet e hershme, niveli më I ulët që nga janari 2003.
Në tregun vendas, leku po sillet si në një regjim të varur të kursit të këmbimit ndaj euros, ndonëse që pas viteve ’90 ne kemi një kurs të lirë këmbimit. Kjo po sjell rritjen e fortë të dollarit, që duhet se do të shkojë në 140 lekë, nëse ai do të barazohet me euron në tregjet ndërkombëtare.
Sipas aktorëve të tregut, euro po qëndron e fortë në Shqipëri për shkak të kërkesës së fortë për të dhe ofertës së dobët.
monitor_kursi

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of