Dollari amerikan ka vazhduar të jetë në nivele të ulëta edhe gjatë ditës së sotme. Ky dobësim i tillë i dollarit u forcua edhe pas deklaratës së presidentit të ri amerikan, Trump, se fortësia e dollarit amerikan kundrej jenit kinez është duke na vrarë.
Dollari amerikan ishte në nivelin 100.60, rreth 3.5 për qind më pak krahasuar me nivelin 103.82 që shënoi në 3 janar.
Sterlina u këmbye me 1.2331 sterlina për dollarë amerikanë, duke fituar rreth 3 për qind që nga sesioni i kaluar. Ky është edhe niveli më i lartë që prej vitit 1998.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.