Fasonët nuk do të paguajnë dy herë për skanimin në dogana dhe as sa herë që mallrat kalojnë tranzit. Qeveria i ka gjetur të drejta ankesta e tyre dhe pritet të miratojë 6 përjashtime javën e ardhshme. Por kostot e këtyre përjashtimeve nuk do të paguhen nga kompania koncensionare Rapiscan, por nga buxheti i shtetit.
Pas kundërshtimeve të forta të eksportuesve dhe importuesve për tarifën e skanimit në dogana, qeveria pritet të miratojë javën e ardhshme 6 ndryshime. Drafti ndodhet aktualisht në zyrën e Avokaturës së Shtetit për t’u shqyrtuar nga pikëpamja ligjore.
Arben Peci, kryetar i Dhomës Kombëtare të Veshjeve: Kjo është një çështje e zgjidhur si dhe nëpërmjet letrave që i jemi drejtuar kryeministrit dhe dy ministrive përkatëse, jemi në atë pikë për zgjidhjen e problemit. Besoj se punë ditësh do të kalojë në qeveri apo parlament. Reduktimin e kësaj tarife të skanimit sic është heqja e kësaj tarife për tranzitin nga Durrës në Tiranë dhe aplikimin e kësaj tarife vetëm një herë, sepse aplikohet dhe në import dhe në eksport.
Në letrën dërguar kryeministri Rama dhe dy ministrave Cani dhe Ahmetaj, fasonët theksojnë se tarifa e skanimit iu rrit kostot me 5 mijë deri 15 mijë euro në vit, duke rreizkuar ti cojë drejt falimentit. Përjashtimet që qeveria pritet të miratojë të mërkurën e ardhshme nuk do t’i paguajë kompania Rapiscan, por buxheti i shtetit.
Shkëlqim Cani, 26 shtator 2015: Buxheti po, do të ketë pjesën e vet dhe sidomos në 2-3 vitet e para do të ketë pjesën e vet dhe në varësi nga përjashtimet. Në po bëjmë paksa më shumë përjashtime nga çmendohet, kështu që do të detyrohet që buxheti të mbulojë pjesën e vet.
/Oranews.tv/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.