Rreth katër mijë qytetarë të Kosovës nuk do të kishin humbur vendet e punës nëse qeveria do ta trajtonte më mirë prodhuesin gjerman të pajisjeve elektronike për makinat , “Draexlmaier Automotive Electron”, e cila braktisi Kosovën pas tre muaj qëndrimi.
Përfitimet që ‘refuzoi’ Kosova t’i thithë nga ky investitor, i përfitoi Maqedonia e cila tregoi qasje të veçantë ndaj prodhuesit gjerman dhe vetëm pas një viti arriti marrëveshje për të prodhuar në lindje të Shkupit të njëjtat prodhime.
Që nga viti 2009 ky investitor gjerman është duke prodhuar në Maqedoni, i cili në verën e vitit 2008 pati tentuar që të instalohet në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, e të prodhojë të njëjtat aty për të punësuar 100+500 punëtorë vendorë.
Në Qershor të këtij viti, pronarët e “Draexlmaier Automotive Electron” shpallën edhe njoftimin për hapjen e linjës së dytë të prodhimit këtë vit, e për të rritur numrin e të punësuarve nga 4300 sish në 4900 deri në fund të vitit, me paga mesatare të vendit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.