Ministria e Financave ka hartuar draftin final të amnistisë, “Për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe doganore, dënimet për kontributet e sigurimeve si dhe çregjistrimine mjeteve të transportit dhe shuarjen e detyrimeve të tyre” që pritet të shkojë nesër në qeveri. Në ndryshim nga drafti paraprak, falen gjithë detyrimet e gjobat e para vitit 2011, ndërsa pas këtij viti falen gjobat dhe 30% e detyrimit, me kusht që të paguhet 70% e detyrimit derinë mars 2017. Për kontributet e sigurimeve shëndetësore e shoqërore falen vetëm gjobat, pa kush për periudhën e para 2011 dhe për periudhën pas 2011 falen gjobat me kusht që të paguhen kontributet dhe kamatvonesat deri në
Nga kjo amnisti përfitojnë tatimpaguesit e regjistruar në regjistrin aktiv, pasiv ose tatimpagues të çregjistruar, për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe vendore; Tatimpaguesit debitorë ndaj administratës doganore dhe pronarët e mjeteve të transportit. Ndërsa nuk përfitojnë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore/ doganore, të cilët janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për fshehje të ardhurash dhe evazion tatimor dhe doganor, ose kontrabandë.
Deri në dhjetor 2011, detyrimet e gjobat falen pa kusht
Sipas draftit falen pa kusht detyrimet tatimore (tatimin/kontributin/taksën, kamatëvonesën dhe çdo dënim administrativ të lidhur me një lloj tatimi/takse/ kontributi ose jo), që rezultojnë të papaguara, dhe që i përkasin periudhave tatimore Dhjetor 2011 e më parë, pavarësisht datës së konstatimit apo evidentimit të tyre, por që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesve në datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.
Falen pa kusht dënimet administrative (gjobat) për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të aplikuara sipas ligjit nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, që i përkasin periudhave tatimore Dhjetor 2011 e më parë.
Janë gjithashtu objekt i faljes sipas këtij neni, detyrimet tatimore të mëposhtme që janë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji pavarësisht periudhës që i përkasin:
a) detyrimet tatimore perfshire tatimin/kontributin/taksën, kamatëvonesën dhe dënimet administrative për tatimpaguesit persona fizikë ose juridike të cilët rezultojnë të çregjistruar nga QKR/ QKB, me vendim gjykate, ose që janë të çregjistruara në administratën tatimore.
b) Dënimet administrative (gjobat) tatimore përfshirë edhe dënimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar sipas nenit 113 të Ligjit Nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërise”;
c) Janë objekt i kësaj pike edhe dënimet administrative për deklarata të padorëzuara me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 31.12.2016.
Nga janari 2012 falen 30% e detyrimeve dhe gjobat, pjesa tjetër të paguhet brenda marsit
Amnistia parashikon faljen me kusht të detyrimeve e gjobave të krijuara nga janari i vitit 2012.
Sipas përcaktimit në draft “Detyrimet tatimore të papaguara (tatimin/kontributin/taksën, kamatëvonesën dhe çdo dënim administrativ të lidhur me një lloj tatimi/takse/ kontributi ose jo), që i përkasin periudhave tatimore duke filluar nga Janar 2012, të evidentuara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, falen nëse tatimpaguesi brenda datës 31.03.2017 paguan 70 % të tatimit /taksës dhe kamatëvonesës përkatëse”.
Dënimet administrative (gjobat) për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të personave fizikë dhe juridikë, që janë të evidentuara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji dhe i përkasin periudhës pas Dhjetorit 2011, falen me kushtin që kontributi i papaguar dhe kamatëvonesat përkatëse pavarësisht periudhës që i përket, të paguhet brenda datës 31.03.2017.
Dënimet administrative të aplikuara sipas nenit 119, pika 2 të ligjit nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërië”, i ndryshuar, i nënshtrohen faljes sipas kësaj pike me kushtin që të jenë të evidentuara ose të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit deri në datën 31 Korrik 2016.
Dënimet administrative (gjobat) që nuk aplikohen mbi një lloj tatimi/kontributi/takse të papaguar, të cilat janë dënime për kundravajtje administrative tatimore sipas kreut XIV të ligjit nr. 9920 date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërië”, i ndryshuar si dënime pa tatim, ose dënime të aplikuara sipas ligjeve të veçanta tatimore, që i përkasin periudhave tatimore duke filluar nga Janari 2012, të evidentuara ose regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit deri me datën 31 Korrik 2016.
Me qëllim përfitimin e faljes së gjobave sipas këtij neni, kushti i pagesës së detyrimit tatimor të papaguar prej 70%, llogaritet dhe zbatohet mbi vlerën totale të tatimit dhe kamatëvonesës, për të gjitha detyrimet që i përkasin të njëjtit tatimpagues.
Detyrimet doganore falen pa kusht para 2011, me kush më pas
Drafti i amnistisë parashikon që falen detyrimet e pagueshme në doganë, të papaguara ndaj administratës doganore, që i përkasin periudhave deri në 31 Dhjetor 2011.
Detyrimet e pagueshme në doganë, që i përkasin periudhave pas datës 31.12.2011 të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, falen, nëse brenda datës 31.03.2017, paguhet 70 % e shumës së detyrimeve të pagueshëm në doganë pa gjobat. Kushti i pagesës së detyrimit të pagueshëm në doganë prej 70% llogaritet dhe zbatohet mbi vlerën totale të detyrimeve të pagueshme në doganë për të gjitha vendimet që i përkasin një tatimpaguesi.
Drafti parashikon edhe faljen e dënimeve/gjobave që janë pjesë e detyrimeve të pagueshme në doganë për mjetet të cilat kanë hyrë në territorin doganor shqiptar në mënyrë të parregullt nën regjimin e lejimit të përkohshëm, me kusht që detyrimet që paguhen në import, interesat e lidhura me to të paguhen brenda datës 31.03.2017.
Sipas përcaktimit të ligjit, “Detyrime të pagueshme në doganë”, përfshijnë detyrimet që tatimpaguesit kanë ndaj autoritetit doganor, përkatësisht taksa doganore, TVSH, akcizë, taksë ambalazhi, taksa qarkullimi, taksë karboni, gjobat, kamatëvonesat, interesat kompensuese.
Si do veprohet me detyrimet tatimore dhe doganore që janë në proces apelimi
Drafti parashikon se nëse tatimpaguesi është në proces ankimimi administrativ ose gjyqësor për detyrimet tatimore/detyrimet e pagueshme në doganë, përfiton nga falja vetëm për detyrimet e papaguara përfshirë ato për të cilat është vendosur garanci, nëse brenda afatit të zbatimit të këtij ligji, heq dorë nga ankimi/procesi gjyqësor, ose rekursi administrativ dhe i nënshtrohet dispozitave të këtij ligji.
Administrata tatimore ose doganore për detyrimet e falura sipas këtij ligji në rastin kur i ka filluar, ndërpret procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve. Për detyrimet tatimore ose doganore që nuk përfitojnë nga falja sipas këtij ligji, procedurat e mbledhjes së detyrimeve vijojnë të kryhen sipas përcaktimeve në legjislacionet përkatëse, pas përfundimit të afatit te zbatimit të këtij ligji.
Si do çregjistrohet mjetet dhe do falen detyrimet
Drafti parashikon çregjistrimin e të gjitha mjeteve e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat nuk kanë kryer asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 Dhjetor 2011.
Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura, si: taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave e tarifave. Tatimpaguesit/personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda datës 31.03.2017 të paraqiten pranë DPSHTRR për të kryer, pa pagesë, veprimet e çregjistrimit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij.
Personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara Dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që i përkasin periudhave pas Janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë.
Nëse brenda datës 31.03.2017 personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë, çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore për këto mjete.
Lista e mjeteve me targat përkatëse të çrregjistruara sipas këtij ligji i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.
Më poshtë drafti i plotë:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
P R O J E K T L I GJ
Nr._____/2016
PROJEKTLIGJ
“PËR FALJEN E PJESSHME TË DETYRIMEVE TATIMORE DHE DOGANORE, DËNIMEVE PËR KONTRIBUTET E SIGURIMEVE SHOQËRORE E SHËNDETËSORE, SI DHE PËR ÇREGJISTRIMIN E MJETEVE TË TRANSPORTIT DHE SHUARJEN E DETYRIMEVE TË TYRE TATIMORE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky Ligj parashikon faljen e detyrimeve tatimore të papaguara, detyrimeve të pagueshme në doganë, përfshirë kamatëvonesat, interesat, dënimet administrative/gjobat si dhe shuarjen e detyrimeve tatimore të mjeteve të transportit të çregjistruara, sipas parashikimeve të këtij ligji.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllime të këtij ligji termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
- “Detyrime tatimore të papaguara” përfshjnë tatimin/kontributin/taksën, kamatëvonesën dhe çdo dënim administrativ të lidhur me një lloj tatimi/takse/ kontributi ose jo, të llogaritur sipas ligjit nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ose ligje të tjera tatimore.
- “Detyrime të pagueshme në doganë” përfshijnë detyrimet që tatimpaguesit kanë ndaj autoritetit doganor, përkatësisht taksa doganore, TVSH, akcizë, taksë ambalazhi, taksa qarkullimi, taksë karboni, gjobat, kamatëvonesat, interesat kompensuese.
- “Tatimpagues” përfshin individin, personin fizik, personin juridik.
- “Detyrime tatimore të evidentuara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, kupton detyrime të konstatuara nëpërmjet, akt konstatimit ose procesverbalit ose njoftim vlerësimit tatimor, të lëshuara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 3
Tatimpaguesit që përfitojnë
a) Nga falja e parashikuar në këtë Ligj përfitojnë:
b) Tatimpaguesit e regjistruar në regjistrin aktiv, pasiv ose tatimpagues të çregjistruar, për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe vendore, sipas nenit 5 dhe 6 të këtij ligji;
c) Tatimpaguesit debitorë ndaj administratës doganore për detyrime sipas neneve 7 dhe 8 të këtij ligji;
ç) pronarët e mjeteve të transportit, siç përcaktohet në nenin 10 të këtij ligji.
d) Përfitojnë nga falja sipas këtij ligji vetëm tatimpaguesit që rezultojnë me detyrime të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 4
Tatimpaguesit që nuk përfitojnë
Nga falja e parashikuar sipas këtij ligji, nuk përfitojnë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore/ doganore, të cilët janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për fshehje të ardhurash dhe evazion tatimor dhe doganor, ose kontrabandë, në kuptim të legjislacionit të fushës.
Neni 5
Detyrimet tatimore që falen pa kusht
Falen detyrimet e mëposhtme:
- Detyrimet tatimore sipas pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji, që rezultojnë të papaguara, dhe që i përkasin periudhave tatimore Dhjetor 2011 e më parë, pavarësisht datës së konstatimit apo evidentimit të tyre, por që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesve në datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.
- Dënimet administrative (gjobat) për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të aplikuara sipas ligjit nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, që i përkasin periudhave tatimore Dhjetor 2011 e më parë.
- Janë gjithashtu objekt i faljes sipas këtij neni, detyrimet tatimore të mëposhtme që janë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji pavarësisht periudhës që i përkasin:
a) detyrimet tatimore perfshire tatimin/kontributin/taksën, kamatëvonesën dhe dënimet administrative për tatimpaguesit persona fizikë ose juridike të cilët rezultojnë të çregjistruar nga QKR/ QKB, me vendim gjykate, ose që janë të çregjistruara në administratën tatimore.
b) Dënimet administrative (gjobat) tatimore përfshirë edhe dënimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar sipas nenit 113 të Ligjit Nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërise”;
c) Janë objekt i kësaj pike edhe dënimet administrative për deklarata të padorëzuara me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 31.12.2016.
Neni 6
Detyrimet tatimore që falen me kusht
- Detyrimet tatimore të papaguara sipas pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji, që i përkasin periudhave tatimore duke filluar nga Janar 2012, të evidentuara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, falen nëse tatimpaguesi brenda datës 31.03.2017 paguan 70 % të tatimit /taksës dhe kamatëvonesës përkatëse.
- Dënimet administrative (gjobat) për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të personave fizikë dhe juridikë, që janë të evidentuara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji dhe i përkasin periudhës pas Dhjetorit 2011, falen me kushtin që kontributi i papaguar dhe kamatëvonesat përkatëse pavarësisht periudhës që i përket, të paguhet brenda datës 31.03.2017.
- Dënimet administrative të aplikuara sipas nenit 119, pika 2 të ligjit nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërië”, i ndryshuar, i nënshtrohen faljes sipas kësaj pike me kushtin që të jenë të evidentuara ose të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit deri në datën 31 Korrik 2016.
- Dënimet administrative (gjobat) që nuk aplikohen mbi një lloj tatimi/kontributi/takse të papaguar, të cilat janë dënime për kundravajtje administrative tatimore sipas kreut XIV të ligjit nr. 9920 date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërië”, i ndryshuar si dënime pa tatim, ose dënime të aplikuara sipas ligjeve të veçanta tatimore, që i përkasin periudhave tatimore duke filluar nga Janari 2012, të evidentuara ose regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit deri me datën 31 Korrik 2016.
- Me qëllim përfitimin e faljes së gjobave sipas këtij neni, kushti i pagesës së detyrimit tatimor të papaguar prej 70% të përcaktuar në pikën 1, llogaritet dhe zbatohet mbi vlerën totale të tatimit dhe kamatëvonesës, për të gjitha detyrimet që i përkasin të njëjtit tatimpagues.
Neni 7
Detyrimet doganore që falen pa kusht
- Falen detyrimet e pagueshme në doganë sipas pikës 2 të nenit 2 të këtij ligji, të papaguara ndaj administratës doganore, që i përkasin periudhave deri në 31 Dhjetor 2011.
Neni 8
Detyrimet doganore që falen me kusht
1. Detyrimet e pagueshme në doganë, që i përkasin periudhave pas datës 31.12.2011 të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, falen, nëse brenda datës 31.03.2017, paguhet 70 % e shumës së detyrimeve të pagueshëm në doganë pa gjobat.
Në kuptim të kësaj dispozite kushti i pagesës së detyrimit të pagueshëm në doganë prej 70% llogaritet dhe zbatohet mbi vlerën totale të detyrimeve të pagueshme në doganë për të gjitha vendimet që i përkasin një tatimpaguesi.
2. Falen dënimet/gjobat që janë pjesë e detyrimeve të pagueshme në doganë për mjetet të cilat kanë hyrë në territorin doganor shqiptar në mënyrë të parregullt nën regjimin e lejimit të përkohshëm, me kusht që detyrimet që paguhen në import, interesat e lidhura me to të paguhen brenda datës 31.03.2017.
Neni 9
Detyrimet tatimore dhe doganore që janë në proces apelimi
- Nëse tatimpaguesi është në proces ankimimi administrativ ose gjyqësor për detyrimet tatimore/detyrimet e pagueshme në doganë, përfiton nga falja vetëm për detyrimet e papaguara përfshirë ato për të cilat është vendosur garanci, nëse brenda afatit të zbatimit të këtij ligji, heq dorë nga ankimi/procesi gjyqësor, ose rekursi administrativ dhe i nënshtrohet dispozitave të këtij ligji.
- Administrata tatimore ose doganore për detyrimet e falura sipas këtij ligji në rastin kur i ka filluar, ndërpret procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve. Për detyrimet tatimore ose doganore që nuk përfitojnë nga falja sipas këtij ligji, procedurat e mbledhjes së detyrimeve vijojnë të kryhen sipas përcaktimeve në legjislacionet përkatëse, pas përfundimit të afatit te zbatimit të këtij ligji.
Neni 10
Procedura e çregjistrimit të mjeteve dhe faljes së detyrimeve
- çregjistrohen të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat nuk kanë kryer asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 Dhjetor 2011.
- Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura, si: taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave e tarifave. Tatimpaguesit/personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda datës 31.03.2017 të paraqiten pranë DPSHTRR për të kryer, pa pagesë, veprimet e çregjistrimit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij.
- Personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara Dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që i përkasin periudhave pas Janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë.
- Nëse brenda datës 31.03.2017 personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë, çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore për këto mjete.
- Lista e mjeteve me targat përkatëse të çrregjistruara sipas këtij ligji i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.
Neni 11
Afati i zbatimit
- E drejta e tatimpaguesve që të përfitojnë nga falja me kusht sipas nenit 6, 8 dhe 10 në përputhje me dispozitat e këtij ligji, mund të ushtrohet deri në datën 31 Mars 2017.
- Tatimpaguesit për të cilët falja aplikohet me kusht, nëse nuk përmbushin kushtet brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj, nuk përfitojnë nga falja pas këtij afati.
- Tatimpaguesit të cilët sipas një vendimi të administratave përkatëse, nuk përfitojnë nga falja sipas këtij ligji, kanë të drejtë të ankohen në gjykatën administrative sipas legjislacionit të fushës në fuqi.
Neni 12
Organet zbatuese dhe afati për shuarjen/fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore të falura
- Dispozitat e legjislacionit tatimor, doganor dhe të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore të cilat parashikojnë kompetencat e këtyre organeve të administratës publike, gjatë periudhës së zbatimit të këtij ligji, dhe sipas objektit të tij aplikohen në përputhje me këtë ligj.
- Administrata tatimore qendrore/vendore dhe doganore për çdo tatimpagues që përfiton ose jo nga falja, lëshon një akt administrativ për këtë qëllim.
- Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Ligji por jo më vonë se 31.03.2017, administratat përkatëse evidentojnë kategoritë e tatimpaguesve dhe debitorëve dhe fshijnë/shuajnë nga regjistrat e tyre kontabël dhe nga llogaria e tatimpaguesit/debitor, detyrimet tatimore dhe detyrimet e pagueshme në doganë, të falura pa kusht sipas këtij ligji.
- Brenda 3 muajve nga përfundimi i afatit të pagesës të parashikuar në nenet 6 dhe 8 të këtij Ligji, administratat përkatëse fshijnë/shuajnë nga regjistrat e tyre kontabël dhe nga llogaria e tatimpaguesit, detyrimet tatimore dhe doganore të falura me kusht sipas këtij ligji.
Neni 13
Nxjerrja e akteve nënligjore
- Ministri i Financave nxjerr udhëzim per zbatimin e procedurave të aplikimit të faljes së detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, sipas këtij ligji.
- Procedura e çregjistrimit të mjeteve dhe shuarjes së detyrimeve fiskale të mjeteve përcaktohet me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës.
Neni 14
Hyrja në fuqi
Ky Ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
K R Y E T A R I
ILIR META
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Na lujtet menc shume zhurme e pune askund