Pas punonjësve të industrisë së naftës, janë minatorët ata të cilët do të përfitojnë status të ri dhe të drejta ligjore. Projektligji i ri i mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë përcakton se pas ndërprerjes së punës minatorët përfitojnë shpërblim financiar deri në 5 vjet dhe në rast aksidenti, pension familjar në masën 100 % të pagës. Po ashtu parashikohen 5 % kontribute shtetsë nga punonjësit në process pune nga të cilat 2% paguhen nga punëmarrsi dhe 3% nga punëdhënësi.
Një projekligj i ri për statusin e minatorit dhe punonjësve të nëntokës ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë. Qëllimi i projekligjit është të përcaktojë pozitën juridike, ekonomike financiare dhe shoqërore të kësaj kategorie, të drejtat dhe detyrime.
Në nenin 8 të këtij drafti përcaktohet se personat që gëzojnë statusin e minatorit me vjetërsi pune mbi 20 vjet nga të cilat jo më pak se 63 vjet nëntokë që humbin vendin e punës pas hyrjen në fuqi të këtij ligji përfitojnë shpërblim financiar pas ndërprejrjes së punës i cili nuk mund të jetë më i vogël e paga miniame neto e minatorit për një kohë 5 vjet në rast se nuk ripunësohet. Ky përfitimi financiar përballohet 3 vjet nga punëdhënësi dhe 2 vjet nga buxheti i shtetit.
Po ashtu familja në ngarkim të përfituesit të këtij statusi kur ky aksidentohet me vdekje gjatë punës përfiton pension familjar në masën 100% të pagës së tij referuese, pavarësisht nga periudha e sigurimit dhe pensionin indeksohet njëllojë si pensionet e tjera. Për ish punonjësit e nëntokës të cilët kanë përfituar sipas ligjit për trajtimin e veçantë, mjaftojnë 23 vite punë gjithsje ntë të cilat 11 vjet e gjysëm nëntokë për të dalë në pension.
Për personat që kanë punuar më shumë sesa 12 vjet e 6 muaj nëntokë për cdo vit mbi këtë kufi do të kenë shtesë pensioni mbi 3% të pensionit bazë. Për ata që kaën përfituar pension të plotë ose invaliditeti dhe ata që janë pa punë pas mbylljes së minierave deri në vitin 2000 kanë dy variante, përfitim e 85% të masës së pensionit që llogaritte sipas ligjit për sigurimet shoqërore dhe të llogaritur sipas kategorive të punës së nëntokës dhe varianti dytë, pensioni i llogaritur sipas ligjit të sigurimeve shoqërore plus 60% shtesë mbi bazën e llogaritur. Përfitimet nga kontributet përballohen nga buxheti i shtetit.
Personat që dotë kryejnë procese në industrinë minerare nëntokë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji do të paguajnë contribute shtesë në masën 5% të pagës bruto për efekt kontributi. Kontributi shtetsë paguhet në masën 2% nga punëmarrësi dhe 3% nga punëdhënësi. Po ashtu për çdo sëmundje ilaçet e përfitueseve të këtij statusi janë 100% të rimbursueshme.
/Oranews.tv/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Minatoret due nendetsat aviatoret duhente kene nje status te barabarte Boll n mbajtene trema politica
Pensionet e minieres duhet te jene shume te larta qe te jetojne naj dite minatoret eshte shtresa me e diskerituar Shqiptare
kush i dha me shume ketij vendi minatoret apo deputetet
Pensioni i minatorit te jete sa pensioni i nje deputeti
Sa qesharake jane pensionet e minatoreve.Vetem 1 dite te hyjne ne miniera te gjithe pushtetaret e deputete ,te qendrojne 8 ore brenda ,te mendosh del apo sdel i gjalle dhe te japin mendim e duhur per to