Kriza e monedhës e Turqisë, problemet e infrastrukturës të Italisë dhe proteksionizmi i Presidentit të SHBA, Donald Trump po përqëndrojnë vëmendjen nëse Banka Qendrore Evropiane duhet të veprojë për të mbrojtur ekonominë e eurozonës.
Krijuesit e politikave kanë qenë të qetë gjatë pushimit veror, pasi kanë thënë në takimin e korrikut se paqartësitë globale janë “të dukshme” ndërsa i përmbahen planit të tyre për të frenuar stimulit monetar. Ashtu si Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara, BQE-ja është duke punuar që rritja e brendshme e vendit të jetë e qëndrueshme për të parandaluar ngjitjen nga një situatë e vështirë.
Megjithatë, presidenti Mario Draghi tha gjithashtu se vitet e ‘luftës’ kundër krizës nënkuptojnë se ai tani po udhëheq një “bankë qendrore të ndryshme” me një “grup shumë të pasur të mjeteve të politikës monetare”, raporton Bloomberg.