Mario Draghi do të marrë vendimin e rritjes së normës së interesit, para se të përfundojë mandati i tij si presidenti i Bankës Qendrore Evropiane vitin e ardhshëm, sipas një sondazhi të ekonomistëve të Bloomberg.
Shumica e tyre deklaruan pritshmëritë e tyre për një rritje deri në shtator 2019, një muaj para se Draghi të largohet. Ndryshimi është një përgjigje ndaj udhëzimeve të hartuesve të politikave se normat do të mbeten në nivele të ulëta rekord, të paktën gjatë verës.
Duke penguar një përshkallëzim serioz të tensioneve tregtare ose përkeqësim të perspektivës, blerjet e aseteve parashikohen të përfundojnë këtë vit, edhe ekonomistët nuk presin një përditësim në ndryshimin e politikës, deri në mars.
Takimi i ardhshëm i Këshillit Drejtues të enjten ka të ngjarë të jetë një takim i qetë, me ekonomistët e Citigroup që kanë thënë se BQE është në “pilotim automatik për të ardhmen e parashikueshme”.
Pasi krijuesit e politikave bënë një hap përpara drejt rritjes së stimulit të pashembullt në qershor, Draghi përsëriti besimin e tij në një rritje të qëndrueshme të inflacionit, kur iu drejtua ligjvënësve evropianë javën e kaluar. Ai gjithashtu theksoi se mbështetja monetare do të mbetet e konsiderueshme edhe pas ndaljes së blerjes së obligacioneve.
Ekonomistët parashikojnë se BQE do të rrisë normën e depozitave në minus 0.2 për qind nga minus 0.4 për qind deri në shtator të vitit të ardhshëm. Një rritje në normën kryesore të rifinancimit, aktualisht në zero, parashikohet në dhjetor 2019, pasi Draghi largohet nga banka qendrore. Koha e këtyre parashikimeve u ndryshua nga tremujori i dytë dhe i tretë, respektivisht..
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.