Udhëtimi prej triliona eurosh i Mario Draghi është në proces.
Banka Qendrore Evropiane do të shpallë sot rezultatin e programit të saj të parë të kreditimit si pjesë e përpjekjeve të saj për të shmangur deflacion në zonën e euros. I ashtuquajturi TLTRO është pjesë e një pakete masash që presidenti i BQE-së thotë se do të rrisë bilancin e saj deri në gati 3 trilion euro ( 3.9 trilion dollarë) nga 2 trilion euro.
Hapi i pare që Draghi ka ndërmarrë nuk gjason të realizojë ndonjë gjë të madhe, me vlerësimet për ofertën e sotme, e cila lidhet me madhësinë e kredive të bankave ndaj ekonomisë reale, duke filluar nga 100 miliard euro në 300 miliardë euro. Kjo do të zhvendoste vëmendjen drejt programeve të mëvonshme, përfshirë operacionin e ardhshëm në dhjetor dhe planet ende të pa përcaktuara për të blerë aktivet në pronësi private, dhe më së fundi ndoshta drejt blerjes së obligacioneve qeveritare.
BQE do të shpallë ndarjen e fondeve në 11: 15 të mëngjesit në Frankfurt, me vlerësimin mesatare të ekonomistëve në një sondazh të Bloomberg Neës që tregon se bankat do të marrin 150 miliard euro. Kreditë katër-vjeçare kanë një normë vjetore interesi prej 0.15 për qind.