Mario Draghi sinjalizoi të paktën 700 miliard euro (906 miliard dollar) ndihmë të re për ekonominë e tij në ‘agoni’ dhe ‘hoqi dorë’ nga lufta me Gjermaninë mbi blerjet e obligacioneve kombëtare për një tjetër ditë.
Duke u zotuar të ‘orientojë ndjeshëm’ bilancin e Bankës Qendrore Evropiane sërish drejt 2.7 trilion eurove në fillim të vitit 2012 nga 2 trilion euro tanimë, presidenti i BQE njoftoi dje raundin përfundimtar të reduktimeve të normave të interesit dhe planin për të blerë letra me vlerë në pronësi private. Misioni i tij: të rigjallërojë inflacionin në 18 vendet e eurozonës.
Lehtësimi sasior sikundër u aplikua në SHBA dhe Japoni nuk arriti të miratohej si pasojë e përcarjes në Këshillin Drejtues prej 24-anëtarësh, me presidentin e Bundesbank Jens Ëeidmann që kundërshtonte stimujt e rinj dhe të tjerët që kërkonin më shumë. Raundi i fundit i masave e zhvlerësoi euron nën 1.30 dollarë për herë të parë që nga korriku i vitit 2013 dhe i udhëhoqi yield-et e obligcioneve evropiane drejt vlerave negative.
Hapat ‘gjason të pasqyrojnë se Presidenti Draghi nuk ka unanimitet, ose një shumicë të madhe të mjaftueshme për aplikimin e lehtësimit sasior,’ tha Andreë Bosomëorth, një menaxher portofoli Pacific Investment Management Co. me bazë në Mynih dhe një ish-ekonomist i BQE. ‘Banka Qendrore Evropiane është e gatshme të bëjë më shumë në qoftë se më shumë është e nevojshme.’