Investimet në ekonominë e zonës euro do ti kthehen niveleve të para krizës vetëm, nëse qeveritë punojnë me Bankën Qendrore Evropiane për të arritur reformat dhe nxitur rritjen, tha presidenti BQE Mario Draghi.
‘Një rritje vendimtare në investime është e domosdoshme për ta sjellë inflacionin më afër objektivit tonë, për të stimuluar ekonominë dhe reduktuar papunësinë,’ tha Draghi gjatë një eventi në Milano dje vonë. ‘Asnjë stimul monetar, në të vërtetë asnjë stimul fiskal, nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk shoqërohet me politikat e duhura strukturore- politika që ushqejnë rritjen potenciale dhe injektojnë besim.”
Që nga qershori, BQE me bazë në Frankfurt ka reduktuar normat e interesit, u zotua për kredi të lirë bankare, dhe u angazhua për të blerë borxhin e sektorit privat në përpjekje për të ‘rigjallëruar’ huadhënien dhe shmangur deflacionin. Në të njëjtën kohë, politikëbërësit po i bëjnë thirrje qeverive që të mos ‘zvarrisin këmbët’ mbi masat për të liruar tregjet e punës dhe përforcuar kërkesën.
‘Niveli i investimeve të biznesit në zonën e euros është përmirësuar fare pak që nga viti 2008, ndërsa në SHBA është mbi nivelin e saj të para krizës,’ tha Draghi. ‘Ne nuk do të shohim ndonjë rimëkëmbje të qëndrueshme derisa kjo të ndryshojë.’
Presidenti i BQE-së pritet që sot të marrë pjesë në një takim të ministrave të financave të eurozonës në qytetin Italian.