Drejtorët e rinj në Bankën e Shqipërisë të emëruar dje vijnë me eksperienca nga bankat tregtare në vend. Përvoja e tyre e fundit lidhet ngushte me sistemin bankar. Monitor.al sjell një profil me të zgjeruar profesional të drejtorëvetë rinj.
Këshilli Mbikëqyrës prezantoi drejtuesit e rinj të disa prej departamenteve të Bankës së Shqipërisë, më konkretisht ai i Departamentit të Mbikëqyrjes (ikën indrit Banka vjen Denis Derralla, që deri tani punonte si këshilltar i drejtorit në Bankën Credins), ai i Departamentit të Administrimit (caktohet Jonida Mero), ai i Departamentit të Teknologjisë së informacionit (vjen indrit Xhemali) dhe ai i Departamentit të Burimeve Njerëzore (Andi Bala).
Sipas deklaratës zyrtare të Bankës kët ndryshime janë kryer në kuadër të përmirësimeve organizative në Bankën e Shqipërisë, duke synuar rritjen e efektivitetit të këtyre departamenteve dhe përcjelljen e një fryme të re në përmbushjen e funksioneve kryesore të institucionit.
Gjithashtu, nëpërmjet këtyre ndryshimeve do të synohet një administrim dhe mbarëvajtje më e mirë e shërbimeve logjistike dhe burimeve njerëzore në Bankën e Shqipërisë.
Donald Duraj
Shefi i i ri i Kabinetit te Guvernatorit
Donald Duraj Shefi i ri i kabinetit të Guvernatorit ka 10 vjet përvojë në fushën e bankave ndërkombëtare dhe sektorit financiar në të gjithë rrjetet globale të tilla si Austria, Polonia, Sllovakia, Ukraina, Bjellorusia dhe Shqipërisë.
Ai është i aftësuar në menaxhimin strategjik dhe planifikimit si dhe analiza të thella dhe monitorimin e rezultateve financiare.
Nga shtatori i 2010 ai ishte shefi i Organizatës Tregtare dhe Zhvillimit të Tregut në Societe Generale Albania. Ai ishte gjithashtu përgjegjës për menaxhimin strategjik dhe planifikimin financiar.
Gjatë vitit 2018 -2009 ai ka punuar në Raiffeisen Bank international AG në në Austri. Më parë gjatë periudhës 2005-2008 ai ka punuar në degën e Raifesien në Shqipëri. Duraj kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës.
Deniz Derrala,
Drejtori i ri i Departamentit të Mbikëqyrjes
Më parë ai ka punuar si Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm, “Credins Bank”. Studimet i ka kryer në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Kualifikimet kryesore të mëvonshme i ka në mikrofinancë dhe Menaxhimin e Mikrokredisë dhe në analizat e tregut. Gjithashtu Dërrala vjen me një përvojë në auditin bankar dhe në institucionet e mikrokreditit.
Në jetëshkrimin e publikuar në Linked in, Dërrala thotë se , ka njohuri të thelluara në kontabilitet, analizat e variancës në buxhet dhe analizon shpenzimet kapitale. Gjithashtu ka përvojë menaxhimi në kompanitë shkallë të mesme.
Nga 2011 -2013 ai ka punuar në Credins Bank në pozicione të ndryshme.
Nga Qershor 2005 – Shkurt 2009 Derralla ka punuar si, Drejtori i zhvillimit të biznesit në Opportunity Albania dhe në qershor 2003 – mars 2005 si menaxher në KPMG Albania.
Ai ka qenë edhe Këshillin Rinor Shqiptar gjatë 1993-2005.
Andi Bala
Drejtori i i ri Departamentit të Burimeve Njerëzore.
Së fundmi ka punuar si, tek Avokat i Popullit . Më parë ka punuar në Gjykatën e Lartë.
Ai ka kryer studimet në Universitetin e Evropës Qendrore. Pikën e më të fortë ka formimin e tij si jurist.
Ka njohuri të thelluara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në çështjet civile dhe penale, menaxhimin korporatës dhe të pronës intelektuale.
Gjatë viteve 2003-2006 ai ishte Drejtor i Departamentit Ligjor në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Indrit Xhemali
Drejtori i ri i Departamentit të teknologjisë dhe informacionit. Ai ka punuar më parë shef i serverit në Raiffeisen Bank në Shqipëri.
Ai ka kryer studimet në Universitetin Marin Barleti.
Në periudhën qershor 2008 – prill 2010 ai punoi si auditor i brendshëm në Raiffeisen Bank Albania.
Jonida, Dode Mero
Drejtoresha e re e Departamentit të Administrimit
Nga 2010 deri më tani ka punuar në bankën, Societe Generale Albania.
Ka kryer studimet e larta për financë në Universitetin e Tiranës
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.