E bukura e fjetur në pyll ran ë gjumë për 100 vjet dhe, në zgjim ishte e freskët si një trëndafil. Por në qoftë se përrallat e kishin parashikuar tashmë një fakt të tilë, tani kemi dhe konfirmimin shkencor: dremitjet e shkurtra ruajnë rininë. Dhe jo vetëm kaq. Përvecese plakeni më ngadalë, gjumi nxit rritjen në fazën e parë të jetës dhe mund të favorizojë suksesin riprodhues. Këto janë përfundimet e një ekipi shkencëtarësh austriakë të Institutit Ëildlife Ecology, gjatë studimit të gjitarëve.
Puna u prezantua në takimin vjetor të Shoqërisë për Biologji Eksperimentale në Mançester. Gjitarët në gjum letargjik e kalojnë shumicën e kohës përpara dimrit për të grumbulluar rezervat e energjisë për të kaluar sezonin ‘e keq’. Megjithatë për gjitarët e vegjël lindur drejt fundit të vitit, koha për të vënë mënjanë rezerva pakësohet. Hulumtuesit kanë zbuluar se si fëmijët mund ta kapërcejë këtë fakt duke marrë shpesh nga një sy gjumë të shkurtër edhe gjatë sezonit të verës. ‘Një mënyrë’. Shpjegojnë shkencëtarët, ‘për të rekuperuar’ me shpejtësi energji kundrejt moshatarëve të tjerë të cilët kanë avantazhin e të lindurit para-vere.