S & P 500 dhe Nasdaq E-mini kanë shënuar rënie mëngjesin e sotëm, më shumë se 5 për qind, duke shkaktuar “dridhje”, pohojnë ekspertët e Reuters, teksa tregjet globale janë të trazuara pas votës së Britanisë për të lënë në Bashkimin Evropian.
Pika drastike e indeksit të aksioneve të së ardhmes në SHBA sugjerojnë se Wall Street do të hapet me humbje të ndjeshme më vonë gjatë ditës, teksa referendumi historik i largoi investitorëve e dollarit, pasi ata janë të shqetësuar në lidhje me një goditje të mundshme të ekonomisë globale.
Tregjet britanike janë “zhytur”, me sterlinën që ka arritur nivelin më të madh të saj që prej 31-vitesh. Aksionet britanike dhe europiane kanë treguar për një rënie të madhe, më shumë se 7.5 për qind në tregun e hapur. Tregjet aziatike të kapitalit kanë rënë gjithashtu.
Këto janë lëvizje më të dukshme në tregjet financiare globale:
• Poundi britanik ra më shumë se 11 % në 1.3229 dollarë, dobësimi më i madh që nga 1985
• Jeni ka shënuar rritje në 102.35 dollar, pasi ka qenë në “zhytje” që në 2013
• Topix Japonez tregon rënie të aksioneve aziatike, në më shumë se 7 %
• FTSE 100 Index futures zbriti 9 %
• S&P 500 Index futures zbriti më shumë se 5.1 %, maksimumi i lëvizjes
• Yield në pasuritë 10 vjeçare ra me 1.46 %, rënia më e madhe që nga 2009.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.