Dronët që ndihmuan në shpëtimin e Notre-Dame

22/04/2019 1:33 PM 0 komente

Pamjet nga lart ishin vendimtare për të koordinuar punën e zjarrfikësve për të fikur zjarrin sa më parë

 

Në orët kur qindra zjarrfikës po punonin për të fikur zjarrin nëKatedralen e Notre-Dame në Paris, përdorimi i disa dronëve ishte vendimtar për të koordinuar sa më mirë punën e ekipeve jashtë dhe brenda ndërtesës. Edhe pse e lidhim përdorimine tyre për qëllime kryesisht argëtuese, dronëte vegjël komercialëpo përdorengjithnjë e më shumënë situata emergjente, për shembull, për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga një fatkeqësi natyrore, apo për ruajtjen e rendit publik.

Për arsye sigurie, ashtu si në qytete të tjera europiane, dronët nuk mund të fluturojnë në Paris. Autoritetet franceze kanë instaluar sisteme për të krijuar rrjete pa tela, që i pengojnëkëto sisteme të fluturojnë, duke ndërhyrë te frekuencat e radios që përdoren nga pilotët në mënyrë që të qëndrojnë në ajër dhe të lëvizin. Por, në raste të veçanta, disa prodhues dronësh bashkëpunojnë me autoritetet për të zhbllokuar kufizimet, në mënyrë që të përdorin dronët e tyre.

Pas rënies së zjarrit në Katedralen Notre-Dame, të hënën, më 15 prill, zjarrfikësit shkuan në zonë me ndihmën e disa dronëve të kompanisë DJI, një ndër më të njohurat në botë, për të marrë pamje të Katedrales nga lart dhe për të verifikuar se sipo përhapeshin flakët. Dronët që u përdorën nuk janë pjesë e Departamentit tëZjarrfikësve në Paris, por u morën hua nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Kulturës në Francë.

Dronët u pilotuan nga Njësia e Dronëve e Policisë së Parisit, që gjatë viteve ka krijuar një grup ekspertësh për të pilotuar këto pajisje në qytet. Dronët përdoren në raste protestash apo për të mbajtur nën kontroll situata emergjente të veçanta, që lidhen zakonisht me rendin publik. Në këtë rast u përdorën për të marrë pamje nga lart të Katedrales Notre-Dame të përfshirë nga flakët.Transmetimi i këtyre imazheve në disa monitorëu dha mundësinë zjarrfikësve tëkoordinonin sa më mirë punëne tyre.

DJI ia dhuroi dronët e përdorur qytetit, por gjithsesi konfirmoi se ka bashkëpunuar me institucionet e qytetit për të promovuar sistemet e saj. Një zëdhënës i kompanisë shpjegoi: “Zjarrfikësit e kanëpërvetësuar më së miri përdorimine teknologjisë sonëdhe mund t’ia përshtatin plotësisht nevojave të tyre për misionet e kërkim-shpëtimit, për të shuar zjarre si ai nëNotre-Dame”.

Zëdhënësi i Departamentit tëZjarrfikësve në Paris, Gabriel Plus, tha për të përditshmen franceze “Le Parisien” se dronët ishin vendimtarë për të shpëtuar Notre-Dame. “Dronët na lejuan të përdorim me korrektësi atë që kishim në dispozicion”. U përdorën modelet DJI Mavic Pro e Matrice M210, veçanërisht për të marrë pamje të pjesës së sipërme të katedrales.

Presidenti francez, EmmanuelMacron, bëri të ditur mbrëmjen e së martës, më 16 prill, se dëshiron që ta përfundojë restaurimin e Notre-Dame brenda pesë viteve të ardhshme.Por, sipas disa vëzhguesve dhe ekspertëve, rindërtimi i saj mund të kërkojëmë shumë kohë.Ndërtimi i Notre-Dame filloi në shekullin XII. Gjatë viteve, katedralja iu nënshtrua ndryshimeve të shumta deri sa mori, në shekullin XIX, pamjen që njohim sot.

Në vitet e fundit Katedralja kishte shfaqur disa shenja degradimi të shkaktuara, mbi të gjitha, nga ndotja atmosferike. Në vitin 2014, Ministria e Kulturës vlerësoi se restaurimi i saj mund të kushtonte të paktën 150 milionë euro. Pak para se të binte zjarri, kishin nisur punimetpër restaurimin e majës së saj, me një kosto që ishte vlerësuar rreth 6 milionë euro.

Burimi: Il Post

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of