Dropbox ka prezantuar dy aplikacione të reja mobile për përdoruesit e sistemit operativ Android, përkatësisht aplikacionet Carousel dhe Mailbox.
Kjo e fundit ka qenë në dispozicion për përdoruesit e pajisjeve të bazuara në iOS, ndërsa Dropbox ka vendosur tani që ta ketë në dispozicion edhe për përdoruesit e Android, të cilët prej sot mund ta shkarkojnë dhe instalojnë aplikacionin.
Carousel është zhvilluar si një shërbim i ri dhe aplikacion mobil, i cili shërben si galeri dhe mundësi për të ruajtur të gjitha kujtimet e dëshiruara të përdoruesit.
Carousel i kombinon fotografitë nga telefoni me ato që janë në Dropbox, ndërsa fotografitë e reja i ruan automatikisht. Fotografitë dhe videot e ruajtura në Carousel mund të shpërndahen edhe me miqtë dhe familjen.
Në anën tjetër, Mailbox është zhvilluar si inboks i ri dhe tërësisht i ridizajnuar, duke u dhënë mundësi përdoruesve të kënaqen me shërbimin e lehtë, të thjeshtë dhe mobil të email-eve, në pajisjet e tyre mobile, gjatë gjithë kohës.
Me të, përdoruesit mund t’i arkivojnë porositë apo t’i fshijnë ato në shportë me një rrëshqitje të thjeshtë me gisht, ndërkohë që janë komunikuar me shërbimin e ngjashëm me chat.
Aplikacioni i email-eve ofron edhe mundësinë e shtyrjes së email-eve për më vonë, me një klikim të thjeshtë të butonit.
Email-et do të kthehen në inboks kur ju vendosni, për t’u mundësuar përdoruesve që të fokusohen në atë që është më me rëndësi për momentin.
Me funksionin auto-swipe, Mailbox i mëson veprimet e përdoruesit dhe i automatizon ato në të ardhmen.
Një ndër veçantitë e Mailbox është edhe mundësia e kontrollimit të email-eve nga shërbimi ‘cloud’, duke i dërguar ato në kanale të sigurta.