Dubai i dha fund dekadës së dominancës së aeroportit Londër Heathroë si qendra ajrore kryesore ndërkombëtare në botë vitin e kaluar, nxitur nga rritja e numrit të pasagjerëve në linjën ajrore vendase Emiratet me flotën e saj që ka thyer rekord për avionët më të mëdhenj.
Aeroporti ndërkombëtar i Dubait rriti numrin e pasagjerëve 6.1 për qind në 70.5 milion vitin e kaluar, pothuajse të gjithë pasagjerët udhëtonin drejt ose nga vende jashtë Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas një deklarate të ditës së sotme duke e lënë mbrapa Heathroë, i cili tërhoqi 68.09 milion udhëtarë ndërkombëtarë në 2014.
Dubai e ka përdorur vendndodhjen e saj në udhëkryqin gjeografik midis Evropës, Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme për ta pozicionuar veten si bazë për fluturimet ndër-kontinentale, me Emiratet tashmë nr 1 në botë në trafikun ndërkombëtar. Sheikhdom po ndërton një qendër të re në aeroportin Al Maktoum që një ditë ka të ngjarë ti shërbejë 200 milionë pasagjerëve, ndërkohë që rritja në Heathroë është penguar nga kufizimet e dy pistave të saj dhe grindjeve politike nëse duhet shtuar një e tretë apo jo.
Megjithatë, riparimet e pistave kanë reduktuar disi kapacitetin e Dubai International me rreth një të katërtën për 80 ditë radhazi gjatë verës së kaluar, duke kufizuar zgjerimin në atë masë që aeroporti të mos arrinte të ‘mbizotëronte’ shifrën e përgjithshme prej 73.4 milionë pasagjerë të Heathroë, përfshirë edhe 5.3 milionë të cilët udhëtuan në fluturimet e brendshme.