Dubrovniku, në mbrojtje të qytetit të tij

11/08/2017 5:00 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Brenda dy vitesh, Dubrovniku do të zvogëlojë numrin e turistëve që e vizitojnë atë, duke parandaluar në këtë mënyrë turmat e shumta me njerëz, të cilët mund edhe ta prishin këtë qytet turistik.

Numri i turistëve që do të pranohen do të jetë edhe më i vogël se limiti i lejuar nga UNESCO, nga 8,000 në 4,000 turistë do të jetë numri i personave që do të lejohen të vizitojnë zonën mesjetare të këtij qyteti.

Kryebashkiaku i qytetit, Mato Franković, i zgjedhur në këtë post në qershor të këtij viti, u shpreh për “The Telegraph” se ata synonin që edhe vetë vizitorët të merrnin një përvojë sa më të mirë nga ky qytet. Pra për ta është më e rëndësishme cilësia e turistëve sesa numri i tyre.

Franković tha më tej se ka ardhur momenti që Dubrovniku të kontrollojë më së miri industrinë e turizmit. Vitin e kaluar, UNESCO lajmëroi se statusi i trashëgimisë botërore të Dubrovnikut ishte në rrezik.

Autoritetet vendase lajmëruan në janar të këtij viti se do të vendoseshin kamera për të monitoruar numrin e turistëve dhe për t’i ndaluar ata, por z. Franković tha se ende kishte shumë për të bërë në këtë drejtim.

Unë nuk jam zgjedhur në këtë post që t’i bëj njerëzit e lumtur, por të kujdesem që cilësia e jetës të jetë më e mirë,  tha ai më tej.

Ai theksoi gjithashtu edhe numrin e lartë të anijeve që ndaluan në qytetin e vjetër në 2016, rreth 529 anije, me 799,916 turistë. Në vitin 2015, ky numër ishte më i ulët në 475 anije, ndërsa në 2014 kanë ardhur rreth 463 anije.

Gjatë vitit të kaluar, vetëm gjatë muajit gusht erdhën rreth 10,388 vizitorë, ndërsa numri i vizitorëve të përhershëm ka rënë nga 5,000 në 1991 në 1,157.

Ne do të humbim edhe para gjatë dy viteve të ardhshme, një milion euro mund të jetë kostoja për veprimin që ne po ndërmarrim, por në të ardhmen ne do të fitojmë edhe më shumë.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz