Dyqanet fizike vazhdojnë të dominojnë botën e retail-it, por shpejt ato do të duhet të ndryshojnë dhe të “përqafojnë” inovacionet për të tërhequr klientët
Retail-i klasik? Ndoshta nuk mjafton më. Tek e fundit, bota zhvillohet dhe nuk qëndron e palëvizshme, kështu ndodh edhe me dyqanet, që për të qenë konkurrues, duhet të përfshijnë brenda tyre ndryshimet teknologjike, inovacionet që ndihmojnë proceset e blerjes dhe të jetës së përditshme.
Ndryshimi duhet të kërkohet jo vetëm në dimensionet e dyqanit fizik, por dhe te modalitetet e pagesës, tek aftësia për të komunikuar me publikun, duke përzier realen me virtualen, në aftësinë për t’u imponuar me oferta. Po cilat janë pikat e forta të dyqanit të konsumatorit të së ardhmes.
Realitet i shtuar dhe kodi QR (Quick Response Code)
Pajisjet dixhitale tashmë janë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, përse duhet të ulet përdorimi i tyre në fushën e zgjedhjeve tregtare?
Në fakt, mjafton një smartphone që përdoruesit të rrisin informacionet rreth produkteve në dyqane, por edhe në lidhje me sasinë e ofertës. Në ç’mënyrë? Duke marrë pjesë në atë që njihet si “realiteti i shtuar” e që vihet në punë nga një kod QR (barkode dydimensionale me përgjigje të shpejtë) që ju lejon që të mësoni jo vetëm mbi sasinë e produkteve që ju dëshironi të blini (forma, ngjyra dhe përmasa), por edhe për ta porositur në magazinën në të cilën ajo ndodhet, ndoshta duke paguar me kartë krediti e më pas për ta marrë aty ku ju dëshironi.
Më shumë se një avantazh për klientët, në fakt është për dyqanet: konceptimi i realitetit të shtuar do të thotë që t’u jepet kodeve dixhitalë hapësirë më e madhe në një dyqan, brenda dhe jashtë tij, për t’iu mundësuar klientëve me smartphone në dorë që të zbulojnë pikat e forta të ofertës nëpërmjet navigimit në internet, wifi ose me fjalëkalim. Natyrisht një QR kod nuk duhet të ofrojë vetëm informacione, por edhe oferta, pasi janë ato që e bëjnë klientin të blejë më shumë.
Një katror i vogël ju lejon që ta zgjeroni dyqanin tuaj fizik në një kohë të pacaktuar, duke ulur kostot, duke e bërë përvojën e blerjes gjithmonë e më shumë personale dhe të lejojë klientët (si në rastin e britanikes “Tesco”, në tregun e koreanojugor) të bëjnë pazar duke qenë në një vend tjetër.
Por, ky kod nuk është i vetmi instrument dixhital që ju lejon të projektoni dhe të realizoni shërbime të personalizuara për klientët, është një segment në zhvillim që përfshin komunikimin mes sipërmarrjes dhe klientit, ofertave online, monitorimin dhe efektin pas blerjeve. Mund të kalohet nga hologramët e personalizuar, për të garantuar origjinalitet të produktit, te të ashtuquajturat “bee tagg” (kodet e serisë) që lejojnë aksesin e përmbajtjeve te smartphone, tablet e kompjuterët.
Gjeoreferencat
Mes “levave” që janë në dispozicion për të gjithë ata që duan të rinovojnë aktivitetin e shitjeve me pakicë janë edhe përvojat që presin momentet e jetës “në lëvizje”, ose më saktë kur klienti nuk është as në dyqan, as në shtëpi, por në rrugë.
Pikërisht aty duhet të shkohet për ta “kapur” me një sistem që ju lejon të lokalizoni subjektin dhe ta informoni se në dyqanin e tij të preferuar kanë nisur oferta që nuk duhet t’i shpëtojnë. Nga ana tjetër, në këtë rast kemi të bëjmë me dhunim të privatësisë, ndaj duhet të jetë klienti që të japë konsensusin, duke u regjistruar dhe duke pranuar që të marrë mesazhe, pasi të jetë verifikuar në dyqan.
Një sistem që funksionon me besnikëri dhe lidhet me eksperiencën e konsumatorit që duhet të jetë gjithmonë e më shumë e personalizuar dhe e përshtatshme ndaj nevojave individuale, jo të masës. Nëse nuk ju pëlqen që të mblidhni të dhëna mbi lokalizimet, gjurmimet, koordinimin gjeografik etj., atëherë duhet t’i besoni marketingut të “afërsisë”.
Sigurisht, një mundësi që iu mundëson operatorëve për të adresuar më mirë ofertën dhe për të studiuar kur klienti është i gatshëm të devijojë nga rruga normale e tij.
Nëse një dyqan, është një “dritë e ndezur në qytet”, siç iu pëlqen të thonë këshilltarët e aktiviteteve produktive, atëherë është e drejtë të kuptohet se si mund të luhet në maksimum me dinamikën “on-off” dhe tipologjinë e klientëve.
Dyqanet alternativë
Sipas studimeve, gjithnjë e më shumë numri i konsumatorëve, të cilët informohen në pikat e shitjeve dhe blejnë online po dyfishohet.
Natyrisht dyqani fizik nuk është i destinuar që të zhduket, por sigurisht do të duhet të “bashkëjetojë” me logjikën e një realiteti në të cilin publiku preferon kanale komunikimi alternative. Nga ana tjetër, dyqani fizik është vendi ku materializohet procesi i blerjes, ku mendohet dhe shikohet fusha e veprimit, pasi janë klientët ata të cilët kërkojnë në një mjedis të përjetojnë përvoja të ndryshme.
Një sjellje e vënë re nga studimet është se një pjesë e konsumatorëve shkon në dyqan, shikon me kujdes, përcakton se cilat janë nevojat e tij, por blerjen e realizon nga shtëpia, me zgjidhjet online.
Sipas studimeve që kanë të bëjnë me e-Commerce: skenarët, trendet, limitet dhe mundësitë e skepticizmi kundrejt blerjeve online janë ende të pranishme. Dyqanet fizike mbeten ende zgjedhja e preferuar e konsumatorëve për të bërë blerje, por edhe nga biznesi, pavarësisht se shitjet virtuale me pakicë ofrohen në disa forma si nga uebet, rrjetet sociale, celulari, etj.
Mbizotëron frika e transformimit të vizitorit në klient, ideja se virtualiteti nuk përqaset si duhet me tipologjinë e biznesit, por edhe problemet që mund të hasen me procesin pas shitjes, pra me asistencën teknike.
E megjithatë, për të rritur shitjet pa shtuar numrin e dyqaneve fizike ose për të shtrirë aktivitete me karakter familjar, uebi është zgjidhja e mundshme, sikundër kanë treguar deri më sot dyqanet virtuale të “eBay”.
Por, nëse për Krishtlindje, kur rrugët janë të ndriçuara dhe atmosfera që krijojnë dyqanet është magjike, njerëzit preferojnë të blejnë online, imagjinoni se çfarë ndodh në pjesën tjetër të vitit, kur punohet dhe nuk gjendet kohë e lirë ose kur bie shi, kur është ftohtë apo kur luftohet kundër të nxehtët “afrikan”.
Pagesat alternative
E ardhmja po kalon nga bashkëveprimi më i madh me produktet, tek vlerësimi i ofertave dhe uljeve përpara, gjatë dhe pas procesit të blerjes. Po çfarë ndodh me momentin e pagesës? Edhe në këtë rast, gjërat ndryshojnë, kush merret me shitjet me pakicë kërkon alternativa në radhë të parë që kanë të bëjnë me mënyrën e pagesës, si përmes celularit, pa ndihmën e parave “cash” apo kartave.
Në një kohë të shkurtër do të duhet të hedhim vështrimin tek “portofoli elektronik” i transformuar në një mjet të lëvizshëm, për shembull mund të jetë një smartphone, që është i lidhur me teknologjinë “Nfc” dhe që bën të mundur pagesat pa kode.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.