Portali E-albania njoftoi sot përdoruesit se, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës dhe masave të reja të ndërmarra për sigurinë, të kontrollohet, nëse adresa e email-it, me anë të së cilës përdoruesit që janë regjistruar në portalin e-Albania të jetë e saktë dhe aktive.
“Gjithashtu gjatë regjistrimit ju keni vendosur një numër telefoni. Sigurohuni që numri i telefonit është i juaji personal dhe e përdorni aktualisht” njofton portali online i shërbimeve qeveritare.
Bazuar në ligjin ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, dhe ligjin ‘Për Komunikimet Elektronike dhe Postare’, Administratori i portalit (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale duke respektuar dhe duke garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.
Në mënyrë që të përftoni shërbimet elektronike të ofruara nga portali qeveritar e-Albania duhet të logoheni në llogarinë tuaj në portal.
Nëse regjistrimi nuk është kryer ende, duhet patjetër të keni me vete kartën tuaj të identitetit në momentin e regjistrimit.
Për të huajt që kanë qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm, regjistrimi si qytetar është i mundur duke u regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile dhe duke u pajisur me numrin e identitetit të shtetasve sipas procedurës: “Regjistrimi i Shtetasve të Huaj”
Pasi të jetë hapur portali www.e-albania.al veprohet si më poshtë:
Kodi i përdoruesit: Është numri personal i kartës suaj të identitetit.
Fjalëkalimi: Sigurohuni që fjalëkalimi të ketë të paktën 7 karaktere.
e-mail: Në këtë adresë do të vijnë të gjitha njoftimet që kanë te bëjnë me aplikimet tuaja.
Numri i celularit: Sigurohuni që numri të vendoset në formatin 06XXXXXXXX dhe të jetë aktiv, pasi në këtë numër do të dërgohet me sms kodi i aktivizimit, i cili është i nevojshëm për konfirmimin e regjistrimit. Kodi përdoret vetëm një herë në momentin e regjistrimit dhe bëhet i pavlefshëm pas 120 sekondave.
Të dhënat personale (Emër, Mbiemër, Atësi): Duhet të bëhet kujdes që të gjitha të dhënat të jenë të sakta dhe të përputhen më të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile.
*Kujdes me të dhënat që mund të kenë “ë”, ose “ç”.
Nëse edhe pas verifikimit të të dhënave tuaja në Gjendjen Civile do të keni vështirësi me regjistrimin kontaktoni me helpdesk në [email protected].
Për të huajt që kanë qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm, regjistrimi si qytetar është i mundur duke u regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile dhe duke u pajisur me numrin e identitetit të shtetasve sipas procedurës: “Regjistrimi i Shtetasve të Huaj”
Për më tepër ndihmë për procedurën e regjistrimit në portalin unik qeveritar e-Albania, ndiqni këtë video ilustruese: klikoni këtu
Për çdo individ që zotëron apo administron një biznes, e-Albania ofron mundësinë e regjistrimit të biznesit. Pasi të keni bërë regjistrimin si individ dhe të jeni loguar në portalin e-albania, në “Hapësira ime” ju mund të regjistroni biznesin tuaj, për tu loguar më pas nëpërmjet Numri i identifikimit të biznesit dhe Fjalëkalimit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
pershendetje ju lutem na shpjegoni si te veprojm per tu futur ne portal pasi po kerkojme ndime tek e-albania por nuk po marrim pergjigjie a ka ndryshuar menyra e kerkesav qe nuk kthejn pergjigjie se nuk kemi akses ne tel as imel te me parshem
pershendetje ju lutem jam nje emigrante dua te bej pasaportat e femijeve po nuk kam akses ne te dhenat e me parshme kemi kerkuar ndihme ne e-albania po nuk po marrim pergjigjie ju lutem si te veprojm
pershendetje kam kerkuar ndihme ne e-albania me jan kerkuar te dhenat i kam derguar por nuk po marr pergjigjen e 6 shifrorit ju lutem me ndihmoni se po humbas vendin e punes
pershendetje kam kerkuar ndihme ne e-albania me jan kerkuar te dhenat i kam derguar por nuk po marr pergjigjen e 6 shifrorit ju lutem me ndihmoni
Pershendetje nuk mbaj mend Wmailin dhe paswordin