Manchester United është i destinuar të vuajë financiarisht si rezultat i performancës së dobët në start.
Sipas parashikimeve të Klubit, përfitimet nga të ardhurat do të bien në 2015 si pasojë e moskualifikimit në “Champions League” për herë të parë pas 20 vitesh.
Këto parashikime vijnë si pasojë e rënieve të përfitimeve të raportuara, pavarsisht të ardhurave rekord në 2014. Për një vit, të ardhurat neto u ulën me 84% duke shkuar në 23.8 milion paund nga 146 milion paund që ishin vitin e kaluar.
Klubi, shumica e të cilit zotërohet nga familja amerikane, Glazer, thotë që të ardhurat u rritën më 19% në 433.2 milion paund për 2013-2014, falë përmisimeve të marveshjeve sponsorizuese dhe Tv. Në total, kjo tashmë parashikohet të ulet midis 385-395 milion paund.
Pavarsisht parashikimeve, drejtuesit e djajve të kuq shprehen optimist për të ardhmen, sidomos nën drejtimin e trajnierit Louis Van Gaal. “Filozofia e futbollit të Luisit përshtatet shumë mirë me Manchester United ku të dy kanë një të kaluar të suksesshme dhe impresionuese, dhe mbi të gjitha Van Gaal ka fituar kupa me çdo ekip që ka menaxhuar”
Ringritja e Van Gaal-it nuk ka filluar siç duhet, duke marrë vetëm dy pikë nga tre ndeshjet e para të Premier League, si dhe duke i shtuar kësaj edhe shokimin nga humbja në kupën “Capital One” nga MK Dons.
Lajmi i mirë që i vjen Mancesterit në këtë zymtësi parashikimesh është nënshkrimi e një kontratë sponsorizuese me Adidas duke përfituar 750 milion paund në 10 vitet e ardhshme. Kontratë kjo e cilësuar si njëkontratë rekord duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhet Klubi. Me anë të kësaj marëveshje Manchester bëhet kulbi i parë që ka një përfitim rekord nga një sponsor, duke lënë pas Real Madridin, i cili përfitonte 31 milion paund në vitë nga kontrata me Adidas.