Ju jeni i mërzitshëm. Mësohuni me këtë
Bankat e mëdha kanë ndryshuar shumë, por pritet ristrukturim i mëtejshëm
Që nga kriza financiare, është bërë e zakonshme që të argumentojmë se bankat duhet të drejtohen si shërbime publike, jo kazino. Të paktën në aspektin e performancës së tyre financiare, duket se diçka e tillë po ndodh. Në vitin 2006, të tetë bankat amerikane, që nga ajo kohë të emërtuara nga rregullatorët “globalisht sistemikisht të rëndësishme” gjeneruan fitime të ngjashme me ato të kazinove, me të ardhura mbi kapital prej 30% mesatarisht, sipas Oliver Wyman, një firmë konsulence.
Ato aktualisht po menaxhojnë më pak se 11% dhe mendohet që më e keqja ende pritet të vijë: Rezerva Federale, kohët e fundit, njoftoi planet për t’i detyruar ato të rrisin kapitalin shtesë. Sipas përllogaritjes kjo do të reduktonte të ardhurat e tyre mbi kapitalin në pak më shumë se 8%, në të njëjtat kushte, të ardhura më të ulëta nga sa gjenerojnë kompanitë e ujit të Amerikës.
Dhe nuk ka të ngjarë që kushtet të jenë të njëjtat. Rregullatorët amerikanë vazhdojnë të godasin bankat e mëdha me gjoba të ashpra. Për më tepër, ekziston edhe kërkesa që bankat të prodhojnë ‘instrumente ligjore’, duke shpjeguar se si mund të shpëtohen në rast katastrofash: rregullatorët kanë hedhur poshtë çdo ‘instrument’ që ato kanë perceptuar deri më tani si joserioz. Të lehtësosh procedurat për mbylljen e bankave mund t’i bësh ato edhe më pak fitimprurëse.
Zyrtarët amerikanë nuk janë të vetmit që ende kanë në shënjestër bankierët. Banka Qendrore Europiane është në prag të përfundimit të rishikimit të regjistrave të bankave në Eurozonë, për të përcaktuar nëse ato kanë fshehur shumë kredi të dyshimta.
Ato që zbulohen problematike do të duhet gjithashtu të rrisin më shumë kapital. Banka e Anglisë, kohëve të fundit, befasoi shumë në City me rregullat e reja që mundësojnë ‘zhvatjen’ e shpërblimeve të bankierëve për deri në shtatë vjet kur gjërat shkojnë keq.
Më shumë se një dekadë e gjysmë pas krizës financiare, bankierët ende vijojnë të ‘bombardohen’ me rregulla dhe ndëshkime.
I shpejtë dhe fantazmë
Rezultati është një industri që është bërë më e sigurt dhe më e zymtë nga sa kuptojnë shumë njerëz. Tetë gjigantët e Amerikës kanë zotëruar dikur 23 herë më shumë kredi dhe investime se sa kapital; në qoftë se 1/23 e aktiveve të tyre do të ishte fshirë ato do të kishin falimentuar. Atyre nuk u lejohet më të spekulojnë në tregjet financiare për llogari të tyre: ato mund të tregtojnë vetëm në emër të klientëve. Shumë nga marrëveshjet që arrinin dikur direkt me njëri-tjetrin duhet të kanalizohen përmes shkëmbimeve.
Është diçka e mirë që bankat e mëdha po detyrohen të jenë më të sigurta. Problemi është se shumë kanë dështuar të ndryshojnë modelet e tyre të biznesit, në përputhje me rrethanat. Disa janë përshtatur ndaj rrethanave kufizuese, duke reduktuar staf dhe aktive aq shpejt sa tregtarët e tyre më të mirë grumbullonin dikur makina të shpejta dhe kostume elegante.
Morgan Stanley dhe UBS, për shembull, kanë minimizuar tregtinë për t’u përqendruar në menaxhimin e aktiveve. Por shumë varen në bizneset margjinale, me shpresën se rigjallërimi i ekonomive dhe rritja e normave të interesit do t’i bëjë ato sërish fitimprurëse. Që kur kjo mund të jetë një shpresë e dëshpëruar do të nevojiten riorganizime më të fuqishme në njësitë si Deutsche Bank dhe Citigroup.
Divizionet e mëdha do të duhet të tkurren, sidomos në biznesin më pak fitimprurës të obligacioneve tregtare, valutave dhe mallrave. Pagat duhet gjithashtu të bien. Duke pasur parasysh se sa shpenzojnë bankat për pagat, shkurtimi i tyre është një mënyrë e qartë për të rritur fitimet.
Rregullatorët mund ta shpejtojnë këtë transformim duke u dhënë bankierëve një tablo më të qartë se cilat do të jenë rregullat eventuale. Kapriçio, qoftë në formën e gjobave në dukje arbitrare (e llojit në të cilin specializohet Nju Jork), taksat e çmendura dhe rregullat mbi pagesën (Bashkimi Europian) ose ngatërresat e vazhdueshme rregullatore (si kudo), vetëm ngadalësojnë rregullimin e nevojshëm. Por ndryshimi i madh duhet të vijë nga bankat, të cilat kanë nevojë të përgatiten për një të ardhme si pjesë e sistemit financiare se sa si mjeshtër të universit. Askush nuk ka thënë kurrë se të qenët i ‘ngathët’ do të jetë gallatë.