Kur mendojmë për Iranin gjëja e fundit që na vjen në mendje është një udhëtim në dëborë. Në të kundërt, përtej politikës dhe stereotipeve të zakonshme që na tregojnë një Iran, të padepërtueshëm, të izoluar në vetvete dhe armiqësor, Persia ofrohet në të gjithë individualitetin e saj me një shumëllojshmëri të bukurisë natyrore. Mirëpritur nga mikpritja laike persiane, brenda vargut të bukur malor Alborz, në Iranin veriore turisti nuk mundet përvec se të ruajë kujtimin e pakrahasueshëm të një përvojë unike dhe ndjellëse.
Statistikat e fundit tregojnë se industria e turizmit në Iran po lulëzon dhe sportet e dimrit jo më pak.
Administrata e presidentit iranian Hassan Rouhani po investon me vendosmëri në këtë fushë me qëllim që të tërheqë dhjetë million turistë ndërkombëtarë çdo vit. Një udhëtim në Iran në lartësi të madhe në pistat e skive është padyshim një eksperiencë unike.
Ka dy stacione kryesore të skive në Iran, Dizin dhe Shemshak, ku mund të arrini në më pak se dy orë me makinë nga kryeqyteti i Teheran, të dyja të mirë-organizuara,me mundësinë për të marrë me qera pajisje dhe mbi të gjitha tejet ekonomike. Kompleksi i skive Dizin ishte stacioni i parë i skive të dimrit në Iran që njihet zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare e Skive për kapacitetin e tij në zhvillimin e garave zyrtare dhe ndërkombëtare.
Rezorti Dizin u ndërtua në vitin 1969 nga Shahu i Persisë. Por ideja e organizimit të pistave të skive në shpatet e kësaj zone erdhi nga disa inxhinierë gjermanë të cilët në vitin 1930 duke punuar në ndërtimin e hekurudhës, u goditën nga peizazhi i mahnitshëm që ofronin malet me dëborë.
Pika më e ulët gjendet në 2.650m ndërsa pika më e lartë është 3.600m mbi nivelin e detit, si për ta bërë atë një nga 40 stacionet e skive 40 më të lartë në botë. Ka dy hotele dhe 19 shtëpiza. Hotelet në Dizin janë ndërtuar në bazë të malit. Çdo hotel dhe shtëpi është projektuar në mënyrë kreative dhe organizuar në mënyrë të tillë që të muketë mundësi pamje të zonës së jashtëzakonshme përreth. Për të ditur e temperaturat në Dizin personat e interesuar mund të lidhen direkt me faqen e tij të internetit.
Ky stacion është vendi ideal për të dashuruarit e dëborës, të cilët janë në kërkim të vendeve më pak të hulumtuara për pushimet e tyre. Ky është edhe një vend aklimatizmi për ata që duan të ngjisin majën e malit Damavand 5.671metra, ‘vullkani i fjetur’ që konsiderohet maja më e lartë në Iran dhe në të gjithë Lindjen e Mesme.