Interesant dhe ende pak i njohur nga turistët, Lublini polak ruan me xhelozi qytetin e Vjetër, një nga qytetet mesjetare të ruajtur më mirë në Evropë.
Për shekuj i njohur si qendër intelektuale dhe kulturore me reputacion ndërkombëtar dhe si një shembull i tolerancës fetare, ku çifutë, protestantë dhe katolikë jetuan së bashku në paqe, Lublin ishte shtëpia e një komuniteti të madh hebraik (rreth 30% e popullsisë), që kryesisht jetonin në fshatin e lashtë të Podzamcze, në këmbët e kalasë. Këtu hodhi rrënjë Hasidismi, një rrymë mistike e ripërtëritjes hebreje, dhe jetoi Tzaddick Jacob Isaac ha Hozeh (1745-1815), një udhëheqës shpirtëror i famshëm i njohur si ‘hyjniu i Lublinit’.
Më pas erdhi pushtimi nazist dhe Jeruzalemi i vogël i Evropës Lindore u bë një qendër e mbledhjes për shfarosjen në masë, ndërsa lagjia hebraike u bë ‘njësh me tokën.’
Sot hebrenjtë që jetojnë në Lublin janë të pakët në numër, por qyteti po përpiqet të rifitojë kujtesën e tij. Me Teatr NN, në hyrje të qytetit të vjetër të quajtur Grodzka, i cili ka mbledhur në një muze mbresëlënës infromacionet, imazhet, dëshmitë, zërat dhe kujtimet e njerëzve të deportuar nga nazistët. Një vend që nuk duhet humbur në asnjë mënyrë.
Gjithashtu nuk duhen lënë pa vizituar varrezat e vjetra hebre, vetëm pak jashtë mureve, dhe Yeshiva Chachmei Lublin, një shkollë e lashtë dhe prestigjioze e rabinëve, ndërtesë e cila tani ‘mirëpret’ një sinagogë dhe një hotel me 4 yje. Zemra e Lublinit është Qytetit i Vjetër, vendosur në një kodër, e cila ‘ruan’ më shumë se 100 ndërtesa me vlerë historike.Tek ajo mund të arrini përmes Portës së Cracovia, që daton që nga shekulli i katërmbëdhjetë, dhe një simbol kulturor i Lublin, dhe mund të vizitohet në këmbë duke qenë se është një zonë e madhe për këmbësorë, përgjatë rrugëve së të cilës ngrihen ndërtesa historike dhe gjenden plot vendas mikpritës.
Ndër vendet më interesante është Sheshi i Tregut me Bashkinë e Vjetër në stil neoklasik, dikur selia e Gjykatës Corona, rrethuar nga ndërtesa, me afreske origjinale, që datojnë në shekullin e XV. Bazilika Dominikane e Shën Stanislaus është ndër shembujt më të bukur dhe të çmuar të artit të shenjtë në Poloni, me kapelen e saj rilindase dhe afreskun e Gjykimit të Fundit pikturuar në kube të kapelës Tyszkieëicz. Katedralja e stilit barok të shekullit të tetëmbëdhjetë është zbukuruar me afreskun monumental të Jozef Mayere dhe ruan një nga altarët më të mëdhenj në Poloni, gdhendur në dru të çmuar të Libanit.
Më poshtë Qytetit të Vjetër zgjaton një rrugë interesante turistike nëntokësore përgjatë disa qindra metrash, e cila fillon nga gjykata e lashtë. Kalohet nëpër bodrumet e dyqaneve tregëtare antike dhe kantinave të verës së asaj epoke dhe vizita përfundon me një shfaqje multimedial e cila tregon historinë e qytetit. Në pjesën e vjetër të qytetit ndodhet edhe Grodzka 15, birraria antike (i vetmi brenda mureve), ku ju mund të shijoni birrën artizanale shoqëruar me pjatat e kuzhinëës tradicionale.
Në një kodër, disa qindra metra nga dera e Grodzka, qëndron kalaja e Lublinit, e ndërtuar në stilin neo-gotik në 1828 mbi rrënojat e një selie mbretërore e cila, pasi u përdor për dekada si burg, sot mirëpret të interesuarit.