Ecja nordike, që bëhet me pallaska të ngjashme me ato të përdorura për ski, rekomandohet fort nga mjekët për rehabilitimin e personave me sëmundje të zemrës, mbajtësit e ‘pacemeker’ dhe për trajtimin e obezitetit. Këtë fakt e demostrojnë dy studime të reja. I pari është shoqëria evropiane e kardiologjisë. Testuar në 111 të sëmurë, të monitoruar në distancë për pesë herë në javë dhe për tetë javë të plota, është vlerësuar i sigurt dhe efikas me qëllim rehabilitimi më shumë se ecja normale.
Hulumtimi i dytë publikuar në Journal of human kinetics tregon se, në një mostër prej 46 grash obeze dhe në menopauses, trajnimi me ecje nordike prej 10 javësh me 10 minuta nxemje, 40 minut ecje nordike, 20 minuta ushtrime të lira dhe 10 minuta strecing, përmirëson metabolizmin dhe forcën e muskujve. Rcja me pallaska dëbore gjithashtu forcon edhe pjesën e sipërme të bustit në krahasim me shumë aktivitete të tjera, si vrapi, bicikleta apo ecjab që në fakt tonifikojnë mbi të gjitha pjesën e poshtme.
Ka mbi 10 milionë dashamirës të ecjes nordike. Lindur në Finlandë në vitet ’60 kjo ecje aplikohet në 40 vende të botës, sipas federatës International nordic ëalking federation. ‘Djeg më shumë kalori në garë, por ka vetëm një të metë’, – thotë Malin Svensson, atlet suedez, trajner guru-e në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe autor i librit ‘Nordic ëalking ‘, duhet kurajë të ecësh kështu përpara njerëzve në mungesë të borës duke qënë se ata do të mendonin se je pak i mangët.’
Që në fillim të 2012 një studim i kryer në spitalin ushtarak në Ëroclaë Poloni dhe paraqitur në kongresin aHeart Failure Congress të Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë dëshmoi se ky sport është shumë i dobishëm për ata që vuajnë nga zemra, sepse ajo ndihmon një stërvitje me intensitet më të madh kundretj ecjes së thjeshtë duke përmirësuar në të njëjtën kohë kapacitetin kardirespirator dhe cilësinë e jetës së atyre që e praktikojnë atë, e gjitha me siguri totale për zemrën.