Ecofin (Këshilli Ekonomik dhe i Çështjeve Financiare në BE) ka hequr 8 shtete nga “lista e zezë” e juridiksioneve jashtë BE-së, që nuk zbatojnë standardet ndërkombëtare të transparencës fiskale.
Bëhet fjalë për Barbados, Groenlandën, Korenë e Jugut, Macao në Kinë, Mongolinë, Panamanë, Tunizinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Këto shtete do të kalojnë në listën gri, ata që bëjnë pjesë aty do t’i nënshtrohen kontrollove nga BE, sa u përket impenjimeve që duhet të shfaqin që të respektojnë standardet ndërkombëtare.
Në listën e zezë janë 9 shtete: Samoa, Bahrejn, Guam, Ishujt Marshall, Namibia, Palau, Saint Lucia, Samoa e Trinidad e Tobago.
Ecofin ka përpiluar që një muaj më parë listën e zezë që nuk bashkëpunon me BE-në për respektimin e standardeve ndërkombëtare për transparencë fiskale. Bënin pjesë 17 shtete, që tashmë janë 9. Në listën gri që BE kishte përpiluar më parë, bënin pjesë 47 shtete, ndërsa tani janë 55. BE në vijim do të monitorojë dhe verifikojë shtetet sipas angazhimit që do të shfaqin, dhe u takon ministrave të Financave të bien dakord për sanksionet për shtetet në listën e zezë, n.q.s. nuk zbatojnë marrëveshjen. Por, Ecofin është ende e pavendosur për këtë.
Ndër kriteret për të seleksionuar nëse do të jenë pjesë e një liste të zezë apo jo, janë: shkëmbimi automatik i informacioneve fiskalë, ndershmëria fiskale. Angazhimet duhet të zbatohen deri në fund të vitit 2018 për shumicën e juridiksioneve, ndërsa vendet në zhvillim do të kenë edhe një vit. Në “Listën gri” përfshihen gjithashtu Hong Kongu, Turqia, Katari, Tajvani, Liehteshtejni, San Marino dhe Zvicra.
“Lista e gri” është e ndarë sipas kritereve të përzgjedhjes: transparenca fiskale dhe tatimi i duhur mbi të ardhurat me normën minimale tatimore e definuar sipas nivelit ndërkombëtar, (bashkë me strategji9në e natyrës fiskale që disa kompani bëjnë për të shmangur sa të munden ngarkesën fiskale.
Transferimi i fitimeve nga vendet me tatime të larta në vendet me zero ose taksat e reduktuara është në fakt një strategji që shkatërron bazën tatimore.