Përpara nesh po afrohen kohëra të errëta: Prodhimi i xhinit mund të reduktohet, gjithashtu do të bëjnë edhe biskotat e të tjerë produkte …
Por sipas disa raportimeve nga Madagaskari lajme të këqija vijnë së fundmi edhe për akulloren. Thuhet se rezervat botërore të vaniljes po shkurtohen gjë që ka rritur çmimin e ingredientit kryesor të akullores me rreth 150 për qind.
Pritet që industria ushqimore të ndjejë efektet e rritjes, duke ndikuar në produkte si pijet me gaz, ëmbëlsirat e madje edhe parfumet, por më e rëndësishmja është akullorja jonë aq e dashur që mund të kthehet së shpejti në një produkt luksi.
Ekziston mundësia që vanilja të zëvendësohet me produkte sintetike por këto do të ndryshojnë shijen e ushqimeve, që do të prishin gëzimin e konsumatorëve verorë.