Cristina de Borbon, motra e mbretit të Spanjës Felipe VI, do të paraqitet në gjykatë më 11 janar me akuzat për mashtrimit tatimor, sikundër treguan dokumentet e gjykatës, si pjesë e një hetimi më të gjerë ndaj Fondacionit Noos të bamirësisë së bashkshortit të saj.
Rasti i profilit të lartë është simbolik se si korrupsioni ka depërtuar radhët e larta të politikanëve, bankierëve dhe figurave të tjera institucionale në Spanjë, duke ‘gërryer’besimin e spanjollëve në udhëheqësit dhe institucionet e tyre.
Korrupsioni do të jetë një temë e madhe në zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit me dy partitë kryesore politike, njollosur nga skandalet e mitmarrjes, që do garojnë dhëmbë për dhëmbë ndërsa sfidohen nga të sapoardhurit që premtojnë qeverisje më të pastër.
Prokurorët kanë kryer një hetim të gjatë rreth aferave të bashkshortit të Cristina, ish-lojtar olimpik hendbolli Inaki Urdangarin, fokusuar në pagesat e mëdha nga organet publike për Noos Charity për promovimin e aktiviteteve sportive.
Ai është akuzuar për mashtrim, evazion fiskal, falsifikim të dokumenteve dhe përvetësim të fondeve publike. Cristina, që nuk është më një anëtare e familjes mbretërore pasi ish-Mbreti Huan Karlos ‘hoqi dorë’ vitin e kaluar nga detyra, është akuzuar për mashtrim tatimor.
Të dy mohojnë çdo akt për të cilin janë të akuzuar.
Gjyqi, me 18 persona të akuzuar në total, pritet të fillojë më 11 janar në ishullin Balearic të Majorkës.