Edhe Federata Sindikale e Shëndetësisë nisi protesta sot, me kërkesat për rritje oage dhe shtim investimesh në sektor.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton opinionin, se në bazë të informatave të para që kanë arritur nga njësitë përbërëse të SHSKUK-së, deri tani ka pasur rrjedhë normale.
“Shërbimet emergjente po ofrohen në të gjitha njësitë, përfshirë QKUK-në dhe Spitalet e Përgjithshme Rajonale. Po ashtu, pacientët e shtrirë për mjekim, po marrin trajtimin e duhur mjekësorë, përderisa për rastet ambulatore dhe rastet tjera të planifikuara ( jo emergjente) po respektohet Greva e paralajmëruar nga FSSHK”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SHSKUK.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.