Falë transferimit të Neymar te Paris Saint-Germain, Ligue 1 ka shënuar shifra rekord sa u përket tifozëve në stadium dhe spektatorëve para ekranit. Ardhja e yllit brazilian tek PSG është një ndër faktorët e rritjes së audiencës së kampionatit francez.
Bëhet fjalë për një sezon rekord, sa i përket rritjes së interesit të kampionatit për ta ndjekur para ekranit.
Shifra në rritje edhe në rrjetet sociale, me numrin e videove të para në faqen zyrtare të Ligue 1 në YouTube që është rritur nga 67% në 72%, në 120 milionë.
Në rritje edhe numri i spektatorëve në stadium: nga 20.837 spektatorë sezonin e kaluar, kjo shifër është rritur thuajse me 6% në 22.150 tifozë për secilën ndeshje.
Ligue 1 shpreson që këto shifra të shërbejnë, mbi të gjitha, në të drejtat televizive: objektivi është rritja e të drejtave kombëtare në 1 miliard euro në vit, por mbi të gjitha ato ndërkombëtare, që sot i sjellin kampionatit francez vetëm 80 milionë euro.
“Kalimi i Neymar në Francë ka rritur cilësinë e kampionatit duke e bërë atë më spektakolar” – tha një zyrtar i Ligue 1 në shtatorin e vitit të kaluar.