Eficenca e energjisë dhe burimet e rinovueshme, qeveria studim për të orientuar politikat

16/08/2018 11:00 AM 0 komente

Eficenca e energjisë është një nga tematikat më të lakuara por ende me një përhapje modeste në Shqipëri ndërkohe që pjesa e burimeve të rinovueshme ka një bazë më të konsoliduar por ende të paplotë. Agjencia e Eficencës së Energjisë e  krijuar vetëm pak kohë më parë është në prag të hartimit të një kuadri mbi parimet e operimit që do t’I mundësojnë asaj një planifikim koherent, të koordinuar dhe të integruar në politikat e qeverisë.

Në një njoftim të bërë së fundmi nga kjo Agjenci njoftoi se po kërkon konsulentë të huaj e cila do të ketë në objektiv disa aspekte të zhvillimit të sektorit të eficencës së energjisë dhe burimeve të rinovueshme.

“Objektivat specifike janë: forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve në funksionimin e proceseve dhe punës së Agjencisë për Eficencën e Energjisë sa i përket kuadrit që lidhet me eficencën. Së dyti zhvillimi i mëtejshëm i kapaciteteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për sektorin e burimeve të rinovueshme duke mbështetur vendosjen e një skeme teknike dhe kuadri rregullator” thuhet  në njoftimin e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për fondet e BE-së, BB-së dhe donatorëve të tjerë.

Qeveria ka vendosur në Strategjinë e saj Kombëtarë për Energjinë që deri në vitin 2020 burimet e rinovueshme të zënë 38 për qind. Në gjithë strategjinë e saj pjesa ku ka pasur avancim minimal ka qenë ajo e eficencës. Aktualisht ka vetëm disa nisma sporadike ku disa të lidhura me projekte të Entit Kombëtar të Banesave, disa të tjera të financuara nga grante të qeverisë gjermane.

Sa I përket eficencës së energjisë deri në vitin 2020 synohet që të kursehet 6.8 për qind e energjisë që konsumohet dhe që do të vijë vetëm si efekt i ndërhyrjeve përmirësuese në godina.

Për shkak të kostove dhe vështirësisë së implementimit në çdo godinë peshën më të madhe në aspektin e eficencës do ta mbajnë insitucionet publike të cilat në rastet e rikonstruksioneve do t’i nënshtrohen edhe ndërhyrjeve që synojnë kursimin e energjisë. Tek qytetarët kursimi mund të nxitet përmes elementëve të tjerë siç janë pajisjet e veçanta elektroshtëpiake që kanë një konsum më të moderuar energjie. 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz