Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka miratuar një instrument inovativ të ri financiar për Qipron në mënyrë që të sigurojë deri në 150 milion euro mbështetje të financave të tregtisë.
‘Me krijimin e këtij programi në Qipro, ne kemi ndërmarrë një hap të jashtëzakonshëm për të mbështetur financimin e tregtisë në Qipro. Pas rezultateve pozitive të instrumentit zbatuar për herë të parë në Greqi 5 muaj më parë, ne tentuam ta përsërisim atë shpejt në Qipro, për të mundësuar tregtinë ndërkombëtare nga kompanitë lokale në një kohë kur bankat ndërkombëtare po tërhiqen, ‘ referoi gjatë një conference për shtyp në Nikosia presidenti EIB Ëerner Hoyer.
‘Ne mbetemi të angazhuar të investojmë në Qipro, në kuadër të kontekstit të vështirë ekonomik, dhe të ndajmë objektivin e përgjithshëm të qeverisë jo vetëm në arritjen e rimëkëmbjes, por edhe në sigurimin e rritjes afatgjatë ekonomike në vend. Ne jemi të bindur se Qipro do të ketë sukses’, shtoi ai.