Kina ka theksuar edhe një herë ambiciet e saj globale në futboll me ekipin pak të njohur Jiangsu Suning duke dakorduar të blejë sulmuesin brazilian Alex Teixeira për 50 milionë euro nga Shakhtar Dontesk i Ukrainës, duke tundur nga themelet rekordin e transferimit të vendit për herë të dytë në një javë.
Fuqia e klubeve kineze në tregun global të tregtimit të lojtarëve të futbollit ka qenë në rritje dhe këtë vit ata treguan se mund të rivalizojnë klubet më të pasura të Evropës në ndjekje të talenteve më të mirë. Teixeira, të cilit ia kishte vënë syrin ekipi i Premier League Liverpool ppërara se klubi të vlerësonte se pagesa e tij e transferimit ishte shumë e lartë, pason sulmuesin kolumbian Jackson Martinez ndaj ligës me më shumë shpenzime të Azisë. Martinez iu bashkua Guangzhou Evergrande nga Atletico Madrid e Spanjës për 42 milionë euro të mërkurën.
Futbolli kinez ka qënë prej vitesh në apati derisa presidenti i vendit i dashuruar pas futbollit, Xi Jinping ka kërkuar që vendi të rrisë nivelin e tij të performances. Disa nga kompanitë dhe individët më të pasur të vendit, përfshirë themeluesin e Ali Baba, Jack Ma, kanë nisur të financojnë ekipe profesionale.
Ekipet kineze kanë shpenzuar tashmë më shumë se 250 milionë euro në lojtarë në dritaren aktuale tregtare të vendit, deri në 26 shkurt, sipas faqes së internetit Transfermarkt.
Kjo është një shifër më e lartë se ekipet në çdo ligë tjetër në planet, përfshirë Premier League, e cila është liga më e pasur e futbollit.