Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financës shqyrtoi projektligjin për disa ndryshime në Procedurat Tatimore.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se projektligji synon të realizojë disa ndryshime, si : riorganizimin e administratës tatimore dhe pavarësinë e strukturave të saj, riorganizimin e drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, si dhe të garantojë detyrimin nga ana e tatimorëve të publikimit të precedentëve, në mënyrë që të parandalohen trajtimet e diferencuara të çështjeve.
Ministri i Financave nuk i kurseu vërejtjet ndaj administratës që ka në varësi, duke thënë se ajo ka dështuar në informimin e tatimpaguesve.
Sipas ministrit përmes këtyre ndryshimeve do të bëhet e mundur që tatimpaguesve që kanë qenë me statusin pasin t’iu hiqen detyrimet.
Ahmetaj tha se biznesit do t’i jepet mundësia që të vetëkorrigjohen pa penalizime. Në anën tjetër sipërmarrjet do të marrin njoftim paraprak 30 ditë para kontrollit.
Në riorganizim do të futet edhe Apelimi tatimor. Ministri sqaroi se në projektligji është parashikuar që drejtoria do të kalojë si administruese e çështjeve dhe në përbërje do të ketë përfaqësim nga bordi i sipërmarrjes, por edhe kontabilistë. Ahmetaj tha se parapagimi nuk do të hiqet. E në rast se bordi merr vendim pro, çështja nuk ka pse të shkojë në gjykatë. Sipas tij rreth 96% e çështjeve janë kundër tatimpaguesve.
Ministri i Financave, gjithashtu bëri të ditur se do të forcohet më tej roli i Avokatit të Tatimpaguesve, i cili do të kalojë si strukturë e veçantë te ministria. Ahmetaj tha se gjithashtu se faturat tatimore me kompjuter do të jenë pa kufizim.
Dashamir Shehu, ngrti çështjen e ndryshimit të shpeshte në ligjin e procedurës tatimore. Vit për vit, bëhen ndryshime në ligj, pyetja ime për ju është nëse këto ndryshime janë projektuar për më gjatë apo do të kemi përsëri ndryshime, i është drejtuar ai zotit Ahmetaj.
Ahmetaj në përgjigje të tij, tha se shumica e tyre do t’i qëndrojnë kohës. “Nëse do të ketë ndryshime, ato do të jenë të vogla, janë prekur 55 nene”, tha ministri.
Ndërsa për sa i përket rimbursimeve dhe borxheve të prapambetura, Ministri tha se administratat tatimore ka përdorur instrumenta për të vonuar rimbursimin, sot ky fenomen nuk është zhdukur, por mund të themi së është më i reduktuar. Borxhet e këqija janë gangrenë e sistemit dhe duhen parë me shumë kujdes.
Kryetari i Komisionit, tha se administratat tatimore nuk ka autoritet që të kontrollojë kompanitë e tregtimit të naftës. Ai e pyeti ministrin se çfarë po bëhej në këtë drejtim. Ministri u shpreh i gatshëm për të shkruar ligjin që do t’i jepte fund kësaj, pasi cenohet një e drejtë kushtetuese e administratës tatimore. Ndërkohë që të drejtën e kontrollit të kompanive të tregtimit të naftës e ka AKBN-ja.
Ndryshimet në projektligj dhe argumentimet për secilën nga Ministria e Financave :
1. Riorganizimi i administrates tatimore dhe sigurimi i pavarësisë së strukturave te Apelimit Tatimor dhe Avokatit te Tatimpaguesit
• Riorganizim i administrates tatimore mbi bazen e funksioneve, një ndryshim shumë i rëndësishëm, i strukturuar per t’i dhene prioritet funksioneve baze si analizes se riskut, kontrollit tatimor, mbledhjes se borxhit, rimbursimit, informimit dhe sherbimit te tatimpaguesve, si dhe riorganizim i Drejtorise Rajonale te Tatimpaguesve te Medhenj mbi baze sektoriale, për të rritur profesionalizmin ne fushën fiskale sipas sektorëve te ekonomisë me qellim ecjen me te njëjtin ritëm me zhvillimet e sipërmarrjes.
2. Vendoset për herë të parë në legjislacionifn fiskal “Parimi i precedentit”, si detyrim për administratën tatimore.
• Detyrimi i administratës tatimore për publikimin dhe zbatimin uniform të precedentit për të gjithë tatimpaguesit në rrethana të ngjashme. Deri më sot, rëndom mund të ketë pasur trajtime të ndryshme në praktikë, për të njëjtën cështje. Tashmë, nëpërmjet precedentit dhe vendimmarrjes teknike, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, përmes vendosjes së precedentit, garantohet procedim dhe trajtim i njëjtë për situata të njëjta, për të gjithë tatimpaguesit. Ky është një ndryshim cilësor, madhor.
• Detyrimi i administratës tatimore për botimin e buletinit përmbledhës të vendimeve të gjykatave si dhe unifikimi i qëndrimeve nëpërmjet përgatitjes se komentarëve për keto raste. Pra, nëse Gjykata e Apelit ka marrë vendime të formës së prerë për cështjë të caktuara, këto qëdrime, këto vendime, botohen dhe merren si referencë të përputhura me krijimin e precedentit për trajtime të njëjta në të ardhmen.
• Publikimi i opinioneve te Administrates tatimore.
3. Detyrmi ligjor për informim, komunikim, unifikim, standardizim të zbatimit te ligjit.
• Publikim i informacionit të përditësuar për të mbajtur të informuar tatimpaguesit. Duhet të pranojmë që në shumë e shumë vite administrata tatimore ka caluar në informimin e përditësuar të tatimpaguesve. Besoj që është një nga instrumentet bazë të edukimit të tatimpaguesit dhe transparencës së administratës. Një administratë moderne nuk mund të mos e ketë këtë krah të funksionimit të saj, të fuqishëm, intensiv dhe të përditësuar.
• Rritjen e transparencës me tatimpaguesin për vendimet e Administratës tatimore dhe njoftim ne kohe dhe ne perputhje me afatet, per cdo procedure te ndjekur ndaj tatimpaguesve.
• Përmirësimin e proçesit të informimit dhe njoftimit të tatimpaguesve si një instrument i rëndësishëm në ndihmë të tatimpaguesve për zbatimin e legjislacionit fiskal;
4. Procedura te qarta per çregjistrimin e bizneseve.
• Në të gjithë raportet apo sondazhet tona, apo duke iu referuar eskperiencave, edhe pse një biznes për arsyet e veta ka mbyllur aktivitetin, apo një NIPT, mbyllja e biznesit në QKR dhe në Tatime ka qenë një ëndërr e tmerrshme në 20 vite. Tashmë, në ligj, shkurtohen ndjëshëm afatet e cregjistrimit; njoftohen tatimpaguesit përmes një procesi transparent dhe hiqet detyrimi per deklarim përgjatë periudhës ne regjistrin pasiv. Pra, ndonëse në regjistrin pasiv, prej më shumë se 15 vitesh bizneset kane pasur detyrimin për deklarim, që nuk bën sens. E kemi hequr këtë detyrim.
5. Nxitja e pajtueshmërisë vullnetare – këtu është bërë një revolucion i drejtpëdrejtë.
• Deklarim dhe vetekorrigjim i deklarates tatimore deri ne 36 muaj, nga 12 muaj qe eshte aktualisht. Pra tatimpaguesi mund të vetëkorrigjohet duke u lthyer mbrapa në kohë deri në tre vite, një instrument jashtëzakonisht shumë ndihmës për sipërmarrjen pëer të rritur përgjegjësinë tatimore në mënyrë vullnetare.
• Njoftim paraprak per kontrollin tatimor 30 dite para kontrollit – nëse do të bëhet një auditim i thellë tek sipërmarrja, pra jo një vizitë fiskale, sipërmarrja merr njoftim 30 ditë përpara, me ligj dhe kjo është gjithashtu një masë që ndërmerret për herë të parë. I është dhënë gjithashtu e drejta të negociojë datën e kontrollit nëse për arsye të ndryshme logjistike, është i papërgatitur.
• Mundesi për vetëpermbushje – edhe gjatë 30 ditëve para kontrollit, sipërmarrja ka të drejtë të vetëkorrigjohet duke reduktuar penalitetet, nga 100% ne 50 %.
• Afate te përcaktuara per fillimin dhe perfundimin e kontrollit
• Zgjatje e afatit jo me shume se 15 dite me miratim te Drejtorit te Pergjithshem. Ka pasur një precedent të zgjatjes së afatit të kontrollit pafund. Tani zgjatja e kontrollit nuk mund të jetë më shumë se 15 ditë, me miratim nga Drejtori i Përgjithshëm, me argumentim.
• Arsyetim i argumentuar per kryerjen e rikontrollit tatimor – në mbi 20 vite kemi parë absurditet në sjellje nga administrata, ku Drejtori i Përgjithshëm apo të tjerë në linjën e komandimit, ka urdhëruar rikontroll edhe të paargumentuar, vetëm për të vonuar rimbursimin apo “ngarkuar” sipërmarrjen. Sot me ligj, duhet të ketë një arsyetim të arguementuar për kryerjen e rikontrollit tatimor.
• Shkurtim i afateve te procedures se kontrollit per rimbursim me qellim realizimin ne kohe te rimbursimit
6. Reformim i procesit te Apelimit tatimor
• Sigurimi i pavaresise ne vendimarje – Drejtoria e Apelimit Tatimor kalon strukture e pavarur ne Ministrine e Financave.
• Ngrihet Bordi per shqyrtimin e apelimeve tatimore për të siguruar një vendimmarrje të gjerë dhe kolegjiale.
• Vendimet në favor të tatimpaguesit nuk apelohen nga Drejtoritë Rajonale Tatimore. Pra vendimet e Apelit do të jenë të formës së prerë, pra finale për administratën tatimore, në rastin kur ato janë në favor të sipërmarrjes.
7. Lejohet përdorimi i faturës tatimore kompjuterike.
• Nuk kufizohet nga numri i faturave
• Bëhet sipas një procedure të thjeshtë.
8. Avokati i Tatimpaguesve
• Forcimi i rolit të AT. Kjo strukturë kalon pranë Ministrisë së Financave, në funksion të sigurimit të pavarësisë për një proces efikas për respektimin e të drejtave të tatimpaguesve.
9. Marreveshja e pageses me këste – një instrument shumë i rëndësishëm i administratës dhe në linjë me tatimpaguesit.
• Qartësim i procedures dhe vendosje e kritereve të qarta për lidhjen e marrëveshjes së pagesës me këste.
• Marrëveshja lidhet në cdo kohë brenda 10 ditëve nga data e kërkesës.
• Duhet paguar një shumë bazë prej 20% në mënyrë që marrëveshja të hyjë në fuqi
• Mosllogaritje e gjobave gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes
10. Zgjerim i mundesive per kryerjen e pagesave mbi 150.000 leke
• Nëpërmjet institucioneve financiare
• Njohja e pagesave që kryhen me kartë krediti. Këto janë reflektim i pengesave që ka pasur legjislacioni, i kërkesave të biznesit dhe thjeshtësimit të procedurës së pagesës.
11. Kemi rishikuar një pjesë të madhe të dënimeve administrative tatimore
• Hiqet masa e konfiskimit dhe zëvendësohet me masa proporcionale duke synuar formalizimin nëpërmjet regjistrimit dhe lëshimit të faturës;
• Ulet dënimi për deklarim me vonesë nga 10.000 lekë në 5.000 leke;
• Hiqet dënimi për uljen e teprices kreditore;
• Rishikohen në ulje dënimet për pajisjet fiskale dhe kuponin tatimor, punonjës te padeklaruar;
• Rishikohen në ulje me qellim zbatimin e parimit të proporcionalitetit të denimit për moslëshimin e faturës;
• Reduktohen dënimet për mosafishimin e cmimit.
• Reduktohet dënimi për kompanite certifikuese të deklaratave tatimore
• Reduktohet dënimi për mospagesen në kohë te kësteve te Tatimit mbi Fitimin
• Mosaplikim i dënimit për punonjësit e papaguar të familjes;
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.