Lista e detyrave për Kancelarin e ri të Britanisë, Philip Hammod
Dy muaj pas votës së Britanisë për të lënë Bashkimin Europian, ekonomia nuk ka rënë. Bursa është rimëkëmbur fuqishëm, shpenzimet në shitjet me pakicë mbeten të qëndrueshme, shkruan The Economist. Sidoqoftë do të ishte gabim që të mendonim se çdo gjë është në rregull. Faktet tregojnë se bizneset po stepen që të investojnë pa qenë të qartë mbi marrëdhëniet e Britanisë me BE-në në të ardhmen. Rënia e paundit do të vështirësojë pagesat e kredive të shtëpive. Ashtu sikurse në format e kaluara, hovi i rritjes nga eksportet nuk ka gjasa që të kompensohet.
Rritja e ngadaltë duket e pashmangshme dhe ekonomia ende mund të bjerë në recesion. Banka e Anglisë ka bërë çfarë është e mundur për të parandaluar këtë, duke zvogëluar normën bazë të interesit afër zeros, e duke nisur një raund tjetër të lehtësirave sasiore (blerjes së bonove), së bashku me grupin e mjeteve makro, të cilat sigurojnë kosto të ulëta të huamarrjes te firmat dhe individët.
Detyra do t’i takojë Philip Hammond, kancelarit më të ri, në pasqyrën e vjeshtës, një minibuxhet zakonisht prezantohet në Parlament në nëntor apo dhjetor. Puna e zotit Hammond është e ndërlikuar në disa drejtime në të cilin vota e Brexit do të ndikojë në politikën fiskale të Britanisë. Vota përfaqëson një tronditje të ofertës, duke ulur normën e rritjes që ekonomia mund të mbajë, si dhe kërkesën, derisa investimet e biznesit janë pezulluar.
Lëvizja më e mirë e zotit Hammond do të jetë përmirësimi i strategjisë fiskale të trashëguar. Ai tashmë e ka hedhur poshtë objektivin që vendosi paraardhësi i tij, për të arritur suficitin buxhetor deri në vitin 2020. Kjo ishte e thjeshtë, pasi objektivi ishte i paarritshëm, edhe pa Brexit qeveria kishte pak gjasa që ta arrinte atë. Hapi tjetër do të jetë anulimi i shtrëngimit fiskal të planifikuar për 2017-2018. Politika aktuale kërkon zvogëlimin e deficitit buxhetor, i rregulluar për ciklin ekonomik, të një PBB-je prej 0.8%. Ky do të ishte një shtrëngim në një ekonomi të fortë, por me Brexit, duket krejtësisht i pamatur.
Si ta shpenzojë atë
Në fakt ka vend për stimuj, duke u fokusuar në dy fusha; në më shumë shpenzime publike në infrastrukturë dhe një anulim të shkurtimeve të planifikuara të përfitimeve të individëve të paguar pak. Investime në transport, ndërtime apartamentesh dhe gjëra të tjera të kësaj natyre do të nxisin rritjen ekonomike të Britanisë në afat të gjatë, sikurse do të mbështesin shpenzimet në afatshkurtër. Kjo është mjaft e nevojshme. Nga renditjet globale, cilësia e infrastrukturës britanike ka rënë në vitet e fundit, aspak befasuese kur mendon se investimet neto në infrastrukturë kanë rënë me një të katërtën që nga 2010-2011. Numri tepër i lartë i trenave të udhëtimit në Londër është dyfishuar që nga 2009. Dy herë më shumë makina po prishen nga rrugët me gropa, njëjtë si një dekadë më parë. Bllokimi nga trafiku, i matur me numrin në kohë të udhëtimeve, është përkeqësuar 3% krahasuar me 2011-n.
Zoti Hammond mund të tundohet që të përfitojë nga kostot e ulëta të huamarrjes për të shpenzuar disa para më shumë në projekte të mëdha. Disa skema të mundshme kanë dalë në horizont, zgjerimi i aeroportit në juglindje të Anglisë; një tunel, që me shumë gjasa do të jetë më i gjati në botë. Të gjitha së bashku do ta ndihmojnë ekonominë që të bëjë para. Por, në disa prej këtyre rasteve do të duhen vite që projektet të vihen në zbatim. Prioritet duhet të jenë projektet më të vogla që bëjnë më pak bujë, por që mund të fillojnë menjëherë. Zoti Hammond ka disa mundësi, ai mund të rrisë shpërblimet për këshillat lokalë që do të lejojnë më shumë ndërtime shtëpish, apo të rrisë shpenzimet për autobusë dhe rrugë, që kanë pësuar shkurtime të mëdha që në 2010.
Fusha e dytë ku mund të fokusohet është mirëqenia, që në planet aktuale është në anën e gabuar të vijës ndarëse midis romancës së vështirë dhe pabarazisë. Ndryshimet në taksa dhe përfitimet e planifikuara për katërvjeçarin e ardhshëm do të zhvasnin të ardhurat e familjeve më të varfra deri në 12%. Shkurtimet do të jenë një politikë e mirë, duke marrë parasysh terrenin e liruar nga Partia Laburiste. Por, kjo do të jetë një ekonomi e shëndoshë, ekonomitë familjare të varfra do të paguajnë një pjesë më të madhe se sa të pasurit për çdo të ardhura shtesë që ata do të marrin. Zoti Hammond duhet t’i japë fund ngrirjes së parave për sa u përket përfitimeve që marrin punonjësit në moshë, që mendohet se do të zgjasë deri në 2020. Ai gjithashtu duhet të rishikojë ndryshimet në kreditimet tatimore. Ekonomia britanike do të ketë disa vite të vështirë para. Më shumë veprime drastike do të merren kur vendi të dalë përfundimisht nga BE-ja. E mira do të ishte që të paktën Brexit do të forcojë pozitat e kancelarit.