Ekonomia Mbretërisë së Bashkuar ka humbur vrullin e saj gjatë tremujorit të parë teksa shërbimet njoftuan performancën e tyre më të dobët për gati një vit dhe prodhimi industrial ka vazhduar të bjerë.
Rritja ekonomike u ngadalësua në 0.4 për qind nga 0.6 për qind në tre muajt e fundit të vitit 2015, siç është parashikuar në një sondazh të ekonomistëve të Bloomberg. Vlerësimi, botuar nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Londër të mërkurën, përputhet me shifrën e dobët që nga fundi i vitit 2012. Prodhimi i brendshëm bruto u rrit 2.1 për qind nga një vit më parë.
Ne më pak se dy muaj përpara se britanikët të vendosin nëse do të qëndrojnë në Bashkimin Evropian apo jo, shifrat mund të sigurojnë ‘municion’ për të dyja palët në debatin gjithmonë e më të hidhur. Ndërsa ata që dëshirojnë të qëndrojnë në bllokun prej 28-vendesh thonë se pasiguria po jep ndikimin e saj, aktivistët e Brexit argumentojnë se ngadalësimi pasqyron një periudhë ku trazira globale është nxitur nga shqetësimet rreth Kinës.
Përmbledhja e fundit e ekonomisë vjen teksa Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka emetuar një paralajmërim në lidhje me pasojat e mundshme nga Brexit, duke iu bashkuar grupeve përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën e Anglisë. Ajo tha se Britania do të goditet nga kushte më të shtrënguara financiare, besim më i dobët, barrier më të larta tregtare dhe kufizime mbi lëvizshmërinë e punës.
Rezultati do të jetë një ekonomi 5 për qind më e vogël deri në vitin 2030 në krahasim me anëtarësimin e vazhdueshëm në BE.