Komisioni për Ekonominë dhe Financat nisi sot seancën e parë për këtë vit. Në qendër të diskutimeve është Buxheti 2014, ku ministri i Financave Shkëlqim Cani u shpreh rreth aktit normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr.185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014, të ndryshuar”
Ministri Cani deklaroi se akti normativ ka disa objektiva:
– Objektivi i parë është rialokimi i fondeve për të krijuar fondin e shpronësimit. “ Procesi i shpronësimeve kërkon vëmendjen e duhur. Për këtë arsye kemi rialokuar 1.5 mrd lekë për to.”, tha Cani.
– Më tej, në funksion të mbështetjes së sektorit të energjisë, si një objektiv themelor sipas ministrit, i cili u shpreh se për të kemi kushtuar vëmendje edhe gjatë vitit 2014.
“Do japim hua për KESH, duhen paguan hidrocentralet. Do të rialokuar 5 mrd lekë për KESH që të paguajë detyrimet ndaj subjekteve privatëve dhe gjithashtu janë akorduar 3 miliardë lekë të tjera për investimet dhe planet e parashikuara”, përfundon Cani.
Si pjesë e objektivit te tretë, atij të rialokimit të buxhetit për investime dhe plane, Moria e investimeve , deklaron ministri, përbëjnë një shumë prej 60 mrd lekësh.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.