Komisioni i Ekonomisë diskutoi sot propozimin e opozitës për uljen e TVSH-së për energjinë, propozim i cili u hodh poshtë me shumicë votash.
Relatori i kësaj kërkese, deputeti i opozitës Sheferedin Shehu deklaroi se ulja e tvsh-së do rrisë përfitimet e qytetarëve dhe se 70 % e familjeve shqiptare do t’u hiqet kjo barrë e rëndë e vendosur.
” Kërkojmë uljen e tvsh, e cila shoqërohet me rritjen e përformancës fiskale dhe të kompanisë.
Ka rritje të ndjeshme të humbjeve dhe për herë të parë kemi rritje të humbjeve teknike, gjë që tregon për gjendjen e sistemit energjetik sot.
TVSH që propozojmë çon në uljen e çmimit të energjisë, Rritja e performancës fiskale realizohet nga ulja e kësaj kjo tvsh. “- deklaroi Shehu, duke shtuar edhe se kjo rritje takes nuk është shoqëruar me rritjen e investimeve publike.
Ndërsa relatori i këtij pr.ligji për energjinë, deputeti i maxhorancës Ervin Koçi deklaroi se kërkesat e opozitës ishin të paarsyeshme, pasi, sipas tij, aplikimi i uljes së tvsh nuk është në frymën e qeverisë dhe përkrahjes ndërkombëtare.
” Nuk e vlerësojmë se duhet realizuar, çdo ndryshim do kërkonte sërish negociata me FMN-në. Të ardhurat nga tvsh përbën burim kryesor dhe pengon rritjen e investimeve publike.”- deklaroi Koçi.
Ministri i financave Cani, i pranishën në komision, ka deklaruar:
“E vërteta është se ne kemi objektiv që të shikohet edhe mundësia e privatizimit të kompanisë por do shtrihet në kohë. Janë një sërë reformash për t’u ndërmarrë deri sa të shkojmë atje.
Lidhur me uljen e tvsh-së, unë besoj se gjatë takimit të opozitës më FMN-në ku i ka parashtruar këtë kerkesë, ka marrë një përgjigje, Marrëdhënia jonë me kreditorët ndërkombëtarë është seriozë dhe ne ndjekim këshillat dhe propozimet e tyre në mënyrë rigoroze.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.