Investimet e huaja në Shqipëri* mbeten emblematike. Shkëlqimi i ˜billbordeve me reklama në qendër të Tiranës, apo në dy-tre qytete të tjera të mëdha, nuk mund të ndriçojnë errësirën, në pjesën më të madhe të vendit. Megjithëse ato mbeten iluzion i rremë për realitetin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, askush nuk mund të mohojë ecurinë në fushën e telefonisë së lëvizshme, deri diku transporti, rrugët apo minierat.U bënë mëse 10 vjet që nisi privatizimi, i cili në pjesën më të madhe të tij u kuptua thjesht një akt, gjatë të cilit kaloi titulli i pronësisë nga shteti tek individi. Këtë askush nuk mund ta mohojë si refomë të parë për ristrukturimin e ekonomisë me kah nga ekonomia e tregut, por kjo mbeti deri këtu. Ekonomia si dhe individi nuk mund të thithin mënyra të reja të administrimit, teknologjisë së lartë. Çka është më e keqja, tregu është i deformuar, i ndrydhur dhe me shumë ndërhyrje nga politika, të cilat deri në ditët e sotme nuk kanë mundur të amortizohen. Kjo situatë ishte aq e ngjashme me atë të sotme kur monologjet qeveritare për stabilitetin makroekonomik, për deficit në mbikëqyrje dhe inflacion të ulët, janë bërë të mërzitshme. Bashkimi Europian, vendi të cilin e dëshirojmë, kërkon të tjera gjëra nga ne, duke filluar me zbatim të ligjit, treg të rregullt, standarde të larta dhe hapje të tregjeve për investime të huaja. Veçanërisht këto të fundit na duhen më shumë, kur Pakti i Stabilitetit na e ka bërë të qartë se nuk do të ketë para, por vetëm asistencë dhe mbikëqyrje, e cila do të ndihmojë vendet e Ballkanit dhe ndërmjet tyre edhe Shqipërinë për të hapur rrugët që investitorët e huaj e bashkë me ta paratë të mund të hyjnë lirshëm brenda kufijve tanë. Këtë duhet të bëjë Shqipëria. Në fakt, dyert janë të hapura, por duhet të rregullohet shtëpia nga brenda, që miqtë (investitorët e huaj) të ndihen rehat.Pak për t ju bindurSipas të dhënave të fundit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, së cilës i referohet edhe Pakti i Stabilitetit, flukset e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në Shqipëri kanë qenë relativisht të ulëta. Në fund të vitit 2002, fondi i IHD ishte 945 milion USD. Flukset vjetore të IHD në periudhën 1997-1999 ishin përkatësisht 47.5 milion USD, 45 milion USD dhe 41.2 milion USD. Kjo është një rënie e konsiderueshme në krahasim me vitin 1996, kur fluksi ishte afër dyfishit të kësaj shume. Rënia e flukseve të IHD që nga viti 1997 ishte si pasojë e një sërë krizash që prekën vendin. Arsyet fillojnë me trazirat civile në vitin 1997, që pasuan përmbysjen e skemave piramidale; të shoqëruara nga përpjekja e krimit të organizuar në shtator të 1998 dhe kriza kosovare në 1999. Në vitet pasuese “ 2000, 2001 dhe 2002- flukset e IHD u rritën dhe ishin përkatësisht 143 milion USD, 207 milion USD dhe afërsisht 143 milion USD (sipas Bankës së Shqipërisë). Kjo rritje shpjegohet së tepërmi nga përmirësimi në klimën e përgjithshme të investimeve në vend dhe nga roli i procesit të privatizimit. Në vitin 2002, flukset e IHD ishin shumë më të ulëta sesa në 2001, si pasojë e mosrealizimit të programeve të privatizimit të disa kompanive strategjike shtetërore.Nga 61,859 ndërmarrje në Shqipëri në fund të vitit 2001, 1,793 (2.9%) ishin shoqëri me kapital të përbashkët (joint-ventures). Në terma të veprimtarisë, 58,5% të të gjithë shoqërive të zotëruara nga të huaj ishin në trgëti dhe shitje me pakicë, 21.2% në industri, 9.7% në shërbime, 5.9% në ndërtim, 3.8% në transport dhe vetëm 0.9% në bujqësi (sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2001). Në term të vlerave, 27% e fondit të përgjithshëm të IHD-ve është në tregti, 21.2% në prodhimin e tekstileve dhe lëkurës, 6.4% në ushqim, pije dhe duhan, 6.2% në ndërtim dhe 24.3% në sektorë të tjerë (sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2001). Vendet më të mëdha investitore deri tani në Shqipëri janë Italia (48% të fondit të IHD në fund të vitit 2001) dhe Greqia (43%) të ndjekur nga Republika e Maqedonisë dhe Turqia (2.2% secila); pjesa tjetër 6.8% është shpërndarë midis vendeve të Europës dhe SHBA. Investimet e huaja ishin përqendruar kryesisht në rrethet kryesore të vendit si në kryeqytet dhe në Durrrës, i cili është dhe porti më i madh në Shqipëri, që kryen shumicën e aktiviteteve të import-eksportit. 67% të të gjithë shoqërive të kontrolluar nga të huaj ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këto dy qytete.Opinioni i investitorëvePër të investuar në Shqipëri, investitorët e huaj marrin në konsideratë të gjithë fuqinë dhe mundësitë që u jep vendi. Të pyetur rreth motivimit/nxitjes së tyre për të investuar në Shqipëri, pothuaj të gjithë të intervistuarit u përgjigjën se ata përpiqen të kenë një vlerësim dinamik të avantazheve dhe disavantazheve të vendit. Ata mendojnë se avantazhet e vendit po bëhen më të forta. Ata besojnë se procesi i stabilizimit dhe asociimit me Europën dhe zbatimi i Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë do të përmirësojnë së tepërmi situatën.Mundësitë e Investimit dhe avantazhet krahasuese të Shqipërisë Nga një perspektivë dinamike e orientuar nga e ardhmja, ka një sërë elementesh, që mund të konsiderohen si faktorë tërheqës për IHD në Shqipëri. Kërkues të burimeve, të eficiencës si dhe të tregut, të gjithë investitorët mund të gjejnë arsye të forta për të investuar në Shqipëri. Shqipëria ofron për investitorët e huaj: (viii) Afërsi gjeografike në tregjet kryesore rajonale dhe europiane; (ix) akses në detin Adriatik dhe Mesdhe; (x) burime të pasura natyrore dhe turistike, me një klimë ideale dhe një vijë bregdetare që shtrihet për më shumë së 450 km; (xi) burime të pasura minerale; (xii) kulturë të fortë pune me një përqindje të lartë të popullsisë së re; (xiii) mjedis ligjor që lejon investimet; (xiv) forcë pune më kosto të ulët dhe relativisht të kualifikuar. Progresi i reformave strukturore, intensifikimi i bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, hapat përpara ne procesin e asociimit dhe integrimit në BE, janë të gjithë faktorët të cilët rrisin vlerën e faktorëve të lartpërmendur.Barrierat për IHDPavarësisht tendencave pozitive në flukset e IHD në këto tre vitet e fundit, flukset dhe fondet akoma të ulëta të IHD-së në vend vënë në dukje faktin se ekzistojnë barriera serioze për IHD. Megjithatë barrierat kryesore të tilla si, madhësia e vogël e tregut vendas (të krahasuar me një numër vendesh në rajon, Shqipëria nuk është më dobët në këtë drejtim) dhe prapambetja e trashëguar nga e shkuara apo kushtet e këqija të fillimit të reformës nuk mund të konsiderohen si burimet kryesore të problemeve të investitorëve të huaj. Gjithashtu, legjislacioni shqiptar ofron një klimë që lejon investimet. Barrierat kryesore të IHD në Shqipëri lidhen me progresin e pamjaftueshëm të bërë në procesin e tranzicionit dhe reformat strukturore si dhe zhvillimet e gjithanshme politike dhe të sigurisë në vend. Klima e përgjithshme e investimit është përmirësuar me ritëm të shpejtë. Ndërsa vitet e fundit janë bërë përmirësime të konsiderueshme, vazhdojnë të ekzistojnë disa barriera administrative për të bërë biznes në Shqipëri. Ndër më kryesorët janë: Mungesa serioze e rregullave të tregut; mospasja e strukturave institucionale efektive; dobësia e administratës dhe pa dyshim korrupsioni.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.