Ekonomia e Greqisë pritet të rritet me 0.7 për qind këtë vit duke dalë kështu nga recesioni gjashtë-vjeçar, ndihmuar nga të ardhura më të larta të turizmit dhe shpenzime më të forta familjare, referoi dje organizata IOBE me bazë në Athinë.
IOBE kishte parashikuar më parë një zgjerim të vogël ekonomik për vitin, pa përcaktuar një parashikim shifror.
Parashikimet e saj të reja janë përgjithësisht në linjë me vlerësimet e huadhënësve të vendit Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar të cilët presin që ekonomia prej 18 miliardë eurosh të rritet me 0.6 përqind në vitin 2014.