Produkti i brendshëm bruto ra 0.6 për qind nga tre muajt e kaluar, më shumë se 0.5 për qind se sa u raportua më parë nga Instituti Kombëtar i Statistikave në 15 maj. Nga një vit më parë, aktiviteti ekonomik u tkurr 2.4 për qind, në vend të 2.3 për qind, referoi sot në raportin e tij përfundimtar mbi rritjen tremujore Istat me bazë në Romë.
Shpenzimet e konsumatorit ranë nga 0.3 për qind në tre muajt e mëparshëm, me investimet që ranë 0.3 për qind. Eksportet ranë 1.9 për qind, rënia e parë tremujore që nga tremujori i dytë i vitit 2009. Importet ranë 1.6 për qind, tregoi raporti.
Masat e rrepta të ish-Kryeministrit Mario Monti ndihmuan që deficiti i vendit të ulet brenda kufijve të Bashkimit Evropian, ndërkohë që thelluan recesionin. Pasardhësi i tij, Enrico Letta, iu drejtua një politike më të gjerë dhe pezulloi pagesën e tatimit mbi pronën gjatë këtij muaji, si dhe sinjalizoi se ka të ngjarë të reduktojë taksën mbi punën në përpjekje për të krijuar vende të reja pune.
“Recesioni po redukton thellësisht prodhimin e mundshëm dhe kërcënon të shkatërrojë kohezionin social,’ tha guvernatori i bankës së Italisë Ignazio Visco gjatë një fjalimi të mbajtur në 31 maj. Atë ditë ISTAT njoftoi se shkalla e papunësisë u rrit në pikën e saj më të lartë në më shumë se 36 vjet, në prill. Prodhimi industrial Italian ra papritur në prill, duke sinjalizuar se recesioni ka të ngjarë t’i jetë drejtuar tremujorit të tij të tetë, referoi Istat mëngjesin e sotëm.