Ekonomia e Malit të Zi do të rritet me një normë prej 4% në vitin 2016, deklaroi Komisioni Evropian.
Sipas parashikimeve, ekonomia e Malit të Zi do të jetë në mesin e tre ekonomive me rritjen më të shpejtë në Evropë në vitin 2016. Në fakt, ekonomitë e vendeve anëtare të BE-së janë vlerësuar të rriten me një normë mesatare prej 1.9% në vitin 2016, ndërsa Mali i Zi pritet të përjetojë një shkallë më të lartë rritje se 26 shtetet anëtare të BE-së dhe të gjitha vendeve kandidate.
‘Rritja e investimeve publike dhe private është pozicionuar të nxisë rritjen ekonomike në vitet e ardhshme. Konsumi privat ka të ngjarë të përfitojë nga përmirësimi gradual në tregun e punës.
Ndërkohë, financat publike do të mbeten të tendosura nga angazhimet afatgjata për të financuar autostradën me Serbinë dhe shpenzimet më të larta mbi pagat, pensionet dhe disa transfere sociale,’ përfundon parashikimi i Komisionit Evropian.