Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u ngadalësua më shumë se përllogaritjet fillestare në tremujorin e parë, për shkak të rënies së konsumit dhe zvarritjes së tregtisë.
Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0.2%, më pak se 0.3% që ishte parashikuar fillimisht dhe më pak se 0.7% që ishte në tremujorin e fundit të 2016-s. Rritja në sektorin e shërbimeve, sektori më me peshë në ekonomi, dhe në prodhim u vlerësuan me rënie krahasuar me përllogaritjet fillestare.
Raporti nga Zyra Kombëtare e Statistikave treguan gjithashtu se eksportet ranë me 1.6% dhe tregtia neto ra me 1.4% ndaj PBB-së, duke shënuar një tërheqje rekord.
Shpenzimet konsumatore ranë gjithashtu, me ekonomitë familjare të cilat dhanë vlerë të shtuar më të ulët që nga 2014-a.
Për individët dhe kompanitë, zgjedhjet e parakohshme ishin një surprizë tjetër, ndërsa negociatat e daljes së Britanisë nga BE-ja janë shënjuar me tensione të cilat kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me llojin e marrëveshjes që do të lidhet me Bashkimin Europian.