Ekonomi a e Greqisë po përballet me dëme të ‘të pariparueshme’ nga kriza politike në vazhdim, ka paralajmëruar shefi i bankës qendrore, sipas BBC Neës.
‘Kriza në ditët e fundit tanimë po merr përmasa serioze … dhe rreziku i dëmeve të pariparueshme për ekonominë greke aktualsiht është i madh,’ tha Janis Sturnaras.
Politikanët grekë do të fillojnë votimin të mërkurën, më 17 dhjetor për një president të ri. Në rast se i nominuari i qeverisë humbet do të mbahen zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.
Pasiguria politike ka tronditur tregjet greke gjatë javës së kaluar.
Ekonomia e Greqisë doli nga një recesion i gjatë gjashtë-vjeçare në tremujorin e parë të vitit.
Megjithatë, madhësia e ekonomisë së Greqisë është ende gati një të katërtën nën kulmin që ajo arriti përpara recesionit dhe krizës së rëndë të borxhit të shkaktuara nga trazirat financiare globale.
Dhe vendimi i kryeministrit konservator Antonis Samaras për të mbajtur një votim më të hershëm në parlament në zgjedhje të një presidenti të ri ka ngjallur shqetësime të reja. Koalicioni i tij udhëhequr nga konservatorët ka nevojë për mbështetjen e partive të tjera në mënyrë që kandidati i saj të fitojë mbështetjen e deputetëve.
Të enjten një zyrtar i koalicionit qeverisës, tha se ende nuk ishte siguruar mbështetja e nevojshme për të ndalur dështimin e qeverisë në votimin parlamentar.
Qeveria e Greqisë ka paralajmëruar katastrofë, nëse mbahen zgjedhje të menjëhershme dhe fiton partia e krahut të majtë e cila është kundra paketës së shpëtimit, Syriza , e cila ka akuzuar qeverinë se i frikësohet ‘pazarlleqeve’.