Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi gjatë seancës së sotme pr.ligjin për marrëveshjen e grantit nga BERZH për transportin në vendin tonë.
Ky grant prej 290 mijë eurosh është element kyç me qëllim kursimin e energjisë për sektorin e transportit në Shqipëri, e do modelojë planin e qendrueshëm të tij, nën vëzhgimin e Ministrisë së Transporteve.
Komisioni i Ekonomisë e miratoi këtë projektligj, i cili do të votohet në seancën e ardhshme parlamentare.
Në rend të ditës:
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën fondin e veçantë të aksionarëve të BERZH-it, për planin e qëndrueshëm të transportit në Shqipëri”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.