Gjatë seancës së sotme të Komisionit të Ekonomisë janë diskutuar ndryshimet ligjore, pjesë të projektligjit për pasuritë e paluajtshme, me anë të së cilave synohet transparencë në transaksionet e tregut të ndërtimit. (Lexo: Kontratat e sipërmarrjes do regjistrohen në hipotekë, për të mbrojtur bankat dhe ndaluar shitjet e dyfishta).
Arben Isaraj, zv.ministri i Drejtësisë ka deklaruara se ndryshimet e parashikuara janë ndërmarrë me kërkesë të bisedave me FMN është shprehur se këto ndryshime ligjore erdhën me kërkesë të FMN.
Sipas ministrisë së Drejtësisë ky pr ligj bëhet në kuadër të planit për uljen e nivelit të kredive me probleme, nisur nga shqetësimi që një pjesë e madhe e kredive me probleme është e kolateralizuar me pasuri të patundshme.
Zv ministri Arben Isaraj tha se në Shqipëri, problemet e ekzekutimit dhe të mbledhjes së detyrimeve janë disa nga faktorët kryesorë që qëndrojnë pas një shkalle të lartë të kredive me probleme dhe për këtë projektligji i ri përcakton që shoqëritë e ndërtimit do të kenë detyrim ligjor regjistrimin si të lejes së ndërtimit ashtu edhe të kontratave të sipërmarrjes dhe porosisë, per te rritur dhe sigurinë juridike për ketë kategori kolateralesh.
Isaraj tha se ky ndryshim zgjidh edhe problemin e shitjeve të dyfishta te apartamenteve.
“Është kërkuar pikërisht dhënia fund e veprimeve abuzive të shoqërive ndërtuese në dëm të kreditorëve banka dhe të vetë qytetarëve porositës. Synimi përmes këtij riformulimi është bërja e detyrueshme e këtyre regjistrimeve. Pra, shoqëria e ndërtimit do të ketë detyrim ligjor regjistrimin si të lejes së ndërtimit ashtu edhe të kontratave të sipërmarrjes/porosisë, duke rritur dhe sigurinë juridike për ketë kategori kolateralesh.”- ka deklaruar z. Isaraj.
Për deputetët opozitarë ky projektligj nuk e zgjidh çështjen e kredive me problem.
“Çdo të ndodhë me ato që janë ndërtuar. Ju nuk i jepni zgjidhje fillimisht atyre”- ka deklaruar z. Bode.
Komisioni i ekonomisë ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës ndryshimet në projektligjin për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, ligj i cili pritet që të kalojë në votim këtë të enjte në seancë parlamentare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.