Zyrtarisht, në gjashtëmujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por po zyrtarisht kjo shifër tregon dështimin që rritja ekonomike nuk i shërben rritjes së punësimit për të paktën dy fakte.
Fakti i parë. Në vitin 2018, tremujori i parë, ekonomia e pati rritjen ekonomike 4.45%, më e madhja që pas 2008-s. Por shtesa në total e të punësuarve si gjashtëmujor arriti vetëm 11.4 mijë persona, kur në të njëjtën periudhë të vitit në 2016 dhe në 2017, shtesa ishte nga 22.3 dhe 43.5 mijë persona dhe kur rritja ekonomike vjetore, përkatësisht në këto vite, ka qenë më e ulët
3.41 dhe 3.84%.
Fakti i dytë. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, sektori privat pati rritjen më të vogël, me vetëm 3,274 vende pune, megjithëse është sektori që jep kontributin dominues në rritjen ekonomike. Kurse në vitin 2017, megjithëse me rritje ekonomike më të ulët, sektori privat gjeneroi, sipas të dhënave zyrtare, 46,927 vende pune.
Pamundësia e ekonomisë që të rrisë aftësinë e saj për të prodhuar vende pune, në raport të drejtë me rritjen ekonomike, është një histori e vjetër. Nga krahasimi i të dhënave zyrtare, rezulton se rritja e punësimit ka qëndruar gjithnjë nën ritmin e rritjes së ekonomisë. Por këtë herë, të dhënat janë më alarmuese. Rënia drastike e aftësisë së sektorit privat, për të prodhuar vende pune në raport të drejtë me rritjen ekonomike, po na ngre dilema të mëdha që kërkojnë që çështjet të trajtohen me seriozitet më të madh, jo sikundër ndodh tani me eufori boshe:
Nga kush po konsumohet rritja ekonomike dhe sa e sigurt është e ardhmja?
Së pari, shifrat e kësaj periudhe të parë të vitit tregojnë se numri më i madh i vendeve të punës është krijuar në administratë (43%) përkundrejt sloganeve për një qeverisje të vogël dhe efi ciente. Pra një rritje artifi ciale që s’lidhet me ekonominë.
Së dyti, po ringrihet punësimi në bujqësi, kur ai mbetet një nga sektorët më të prapambetur në Shqipëri, pa mbështetje fi nanciare dhe politika efi kase nxitëse dhe me shumë luhatje.
Ndërkohë edhe tregues të tjerë që lidhen me punësimin, si ai i Bankës Botërore që thonë se 40% e të punësuarve janë me arsim fi llor pra, në vende pune të nënvlerësuar, që japin pak vlerë të shtuar. Apo sondazhi i Gallup, i cili
tregon se 25-34% e shqiptarëve janë në punë part-time dhe në kërkim të një pune të përhershme.
Nga renditja e 200 kompanive të mëdha sipas xhiros, për vitin 2017 (botim special i këtij numri në revistën “Monitor”) vihet re qartë se rritja ekonomike, por edhe punësimi, po mbahet në këmbë nga investime me efekt afatshkurtër apo nga aktivitete që nuk rrisnin punësimin. Pra çështja nuk është vetëm tek
e shkuara, por tek e ardhmja.
Nga ana tjetër nuk mund të mos vëmë në dyshim edhe vërtetësinë e shifrave zyrtare. Ka mjaft raste për të dhëna kontradiktore apo që nuk përputhen sa në njërin institucion në tjetrin siç ka raste dhe që ndryshohet metodologjia
për të prodhuar rezultate artifi ciale. Ky element përpos të tjerave i bën rezultatet më të paqarta, por edhe më të manipulueshme kundrejt publikut.
Ka dhe mjaft argumente e fakte të tjera që ndihmojnë në analizën e kësaj varfërie të madhe në punësim dhe të një ekonomie që ka bërë grim por është anemike. Por ende nuk ka një angazhim politik për të zgjidhur drejt problemin më të madh të shqiptarëve, të cilët duhet të jenë më të qartë për
të ardhmen e tyre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.