Ekonomia zvicerane ‘ngeci’ papritur në tremujorin e dytë teksa rritja ‘apatike’ në zonën e euros dëmtoi eksportet.
Produkti i brendshëm bruto zviceran qndroi i pandryshuar në tre muaj deri në qershor nga tremujori i kaluar, kur ai u zgjerua 0.5 për qind, referoi Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike në Bernë. Kjo është shifra më e dobët tremujore në dy vjet dhe krahasohet me një vlerësim mesatare për një rritje prej 0.5 për qind në një sondazh të 16 ekonomistëve të Bloomberg Neës.
Tregtia neto përfaqësoi një pengesë ndaj rritjes teksa eksportet u rritën me një ritëm më të ngadaltë se importet, ndërkohë që konsumi i familjeve dhe organizatave jo-qeveritare u rrit vetëm 0.2 për qind nga tremujori i mëparshëm, sipas SECO-s. Investimet në ndërtim ranë 0.7 për qind.