Dështimi grek nuk do të thotë që vendi duhet të largohet nga zona e euros, thonë ekonomistët.
Shanset e Greqisë për të dështuar në shlyerjen e disa nga pagesat e borxhit në javët në vijim janë në 40 për qind, ndërsa mundësia e daljes nga blloku i monedhës prej 19-vendesh shënon në 30 për qind, sipas vlerësimeve mesatare të 29 ekonomistëve në një sondazh të Bloomberg. Pothuajse katër në pesë të anketuar thanë se dështimi nuk do të shkaktojë largim.
“Edhe pse mundësia e mospagimit dhe Grexit janë rritur sigurisht në mënyrë të konsiderueshme gjatë javëve të fundit, nuk është e drejtë të mendojmë se njëra do të pasojë domosdoshmërisht tjetrën, ‘tha Danae Kyriakopoulou, ekonomist i lartë në Qendrën për Këkrime Ekonomike dhe Biznesi në Londër . ‘Nëse mund të ruhet likuiditeti edhe në rastin e dështimit për të paguar, atëherë kjo nënkupton se Grexit nuk do të pasojë dështimin ‘.
Afati për Greqinë po skadon teksa kryeministri Aleksis Tsipras, vijon të ketë mosmarrëveshje me kreditorët e vendit të tij mbi reformat e nevojshme për të zhbllokuar fondet nga paketa e shpëtimit të vendit prej 240 miliardë euro (259 miliardë dollarë). Takimi i ministrave të financave të eurozonës në Riga, me qëllimin për të shërbyer si afati përfundimtar në mbylljen e bisedimeve vetëm dy javë më parë, tani ka të ngjarë të kalojë pa ndonjë marrëveshje ndërsa afateve të pagesës po i vjen fundi.
Banka Qendrore Evropiane rriti fondin e likuiditetit emergjent në dispozicion për bankat greke me rreth 1.5 miliard euro në 75.5 miliard euro të mërkurën pasi ‘ngërci’ përkeqësoi ‘rrjedhjet’ e depozitës.